Home / Lajme / Maqedoni / PDSH do ta kthejë dinjitetin e shqiptarëve

PDSH do ta kthejë dinjitetin e shqiptarëve

19 maj-“Ata të tjerët që do të vijnë ta kërkojnë votën tuaj t’i pyetni se pse lejuan të ndërtohen kisha në prona islame, të mësohet gjuha maqedonase nga klasa e parë dhe të poshtërohemi në mënyrë të turpshme”, deklaroi Thaçi. Duke folur për kushtet ekonomike dhe sociale, të cilat i vlerësoi si katastrofike, lideri i PDSH-së theksoi se në programin e tyre përmirësimi i statusit social i shqiptarëve është prioritet.

PDSH-ja të mërkurën mbajti tubime parazgjedhore në fshatrat e Gostivarit, Reçan dhe Debresh, ku i prezantoi kandidatët për deputetë në njësinë e gjashtë zgjedhore. Kryetari i partisë dhe bartës i listës së kandidatëve, Manduh Thaçi banorëve të Debreshit u tha se PDSH-ja do ta kthejë dinjitetin e shqiptarëve.
“Ata të tjerët që do të vijnë ta kërkojnë votën tuaj t’i pyetni se pse lejuan të ndërtohen kisha në prona islame, të mësohet gjuha maqedonase nga klasa e parë dhe të poshtërohemi në mënyrë të turpshme”, deklaroi Thaçi. Duke folur për kushtet ekonomike dhe sociale, të cilat i vlerësoi si katastrofike, lideri i PDSH-së theksoi se në programin e tyre përmirësimi i statusit social i shqiptarëve është prioritet.

“Ato tridhjetë e pesë për qind të cilat nga xhepi juaj hynë në buxhet, sërish duhet të investohen në vend ku jetojnë shqiptarët”, tha Thaçi. Duke u përqendruar në kontestin për emrin të cilin Maqedonia e ka me Greqinë, lideri i PDSH-së tha se kjo është çështja e dytë sipas rëndësisë dhe do të duhet të zgjidhet të paktën gjashtë muaj pas zgjedhjeve. Krahas Thaçit në tubimin në Debresh folën edhe lideri i degës së Gostivarit, Gazmend Aliu dhe Xhemail Dauti, kandidat për deputet.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *