Home / Lajme / Maqedoni / PDSH gati me listat e kandidatëve

PDSH gati me listat e kandidatëve

3 maj-Burime të afërta të kësaj partie bëjnë të ditur për Televizionin Koha se në njësinë numër 6, listës do t`I prijë kryetari Menduh Thaçi, më pas do të jetë kryetari I kuvendit të përgjithshëm Arbër Xhaferi, kurse e treta në listë është Merale Ferati, Imer Aliu, Luan Tresi.

Urim Hasipi
Partia Demokratike Shqiptare është në përfundim e sipër të listës së kandidatëve për deputet.
Nesër në sallën sportive të shkollës së mesme të mjekësisë në Tetovë, do të mbahet konventa promovuese e PDSH-së, ku pritet kryetari Thaçi që të bëjë publik emrat e kandidatëve për deputet në njëistë zgjedhore që do të garon kjo parti.

Burime të afërta të kësaj partie bëjnë të ditur për Televizionin Koha se në njësinë numër 6, listës do t`I prijë kryetari Menduh Thaçi, më pas do të jetë kryetari I kuvendit të përgjithshëm Arbër Xhaferi, kurse e treta në listë është Merale Ferati, Imer Aliu, Luan Tresi.

Numër gjashtë pritet të jetë ish deputetja Sadije Iljazi, por mund që në kombinim të jetë edhe kandidate nga qyteti I Dibrës. Në njësinë e gjashtë do të garojnë edhe sekretari Gjeneral Metin Izeti dhe Arifihikmet Xhemaili dhe nënkryetari Azem Ismani.

Në njësinë numër 5, pritet që bartës liste të jetë Zijadin Sela, Mendi Qyra si dhe në këtë listë ndodhet edhe Krenar Lloga. Njësinë numër një do ti prije Mirushe Hoxha, më pas janë Idriz Orana dhe Enver Sllamniku. Në njësinë numër 2 pritet që bartës liste të jetë Valon Bela dhe më pas Trim Reka.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *