Home / Lajme / Maqedoni / PDSH për Parlament dydhomësh

PDSH për Parlament dydhomësh

21 maj-“Të gjithë kësaj do t’i japim fund. Në platformën tonë ne ofrojmë reformë të të gjitha institucioneve, parlament dydhomësh”, shtoi Thaçi.

– Me moton “Hajdeni me ne”, Partia Demokratike Shqiptare në tubimin zgjedhor të së premtes në Butel të Shkupit, u bëri thirrje qytetarëve që më 5 qershor të ndëshkojnë sundimin e VMRO-DPMNE-së dhe të BDI-së.
”Qeveria e VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së duhet të shkojë më 5 qershor. Është koha e fundit që të përfundojnë të gjitha poshtërimet dhe shantazhet që u janë bërë shqiptarëve në Maqedoni në vitet e fundit. Është koha për reforma dhe ndërtimin e një shteti të ri me zhvillim ekonomik dhe hyrje në strukturat euro-atlantike. Votoni për të drejtat e shqiptarëve, ne do ta shpëtojmë popullin nga varfëria, nga shantazhet dhe kërcënimet, atë që e bën BDI çdo ditë. Nuk do të lejojmë askënd të luajë me ne”, tha para të pranishmëve Thaçi. Ai theksoi se BDI aspak nuk po e sheh se çfarë po ndodh në terren, sepse, siç tha ai, ajo ka rolin e vasalit në Qeveri. Nuk do të durojmë më poshtërim të tillë, potencoi Thaçi, që fillon nga shpërndarja e buxhetit, ndërtohen kisha dhe monumente në vendet e banuara me shqiptarë. “Të gjithë kësaj do t’i japim fund. Në platformën tonë ne ofrojmë reformë të të gjitha institucioneve, parlament dydhomësh”, shtoi Thaçi.
Në miting u prezantuan kandidatët për deputetët të njësisë së dytë zgjedhore, bartës i së cilës është Orhan Ibrahimi.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *