Home / Lajme / Maqedoni / PDSH, rruga e vërtetë për shqiptarët

PDSH, rruga e vërtetë për shqiptarët

31 maj-“Ne si PDSH, asnjëherë nuk do t’i pranojmë vendimet në parlamentin të ri të Maqedonisë që të miratohen me majorizim, gjegjësisht me shumicë absolute, por me konsensus”, tha Thaçi.

– Parti Demokratike Shqiptare të hënën prezantoi në Strugë kandidatët për deputetë të Njësisë zgjedhore 5, si dhe bartësin e listës të kësaj zone, Zijadin Sela.
Lideri i partisë, Menduh Thaçi, para struganëve tha se PDSH-ja e ofron rrugën e vërtetë për shqiptarët, e jo, siç tha, qorrsokakun, siç e ka bërë deri më tani BDI-ja.

“Ne si PDSH, asnjëherë nuk do t’i pranojmë vendimet në parlamentin të ri të Maqedonisë që të miratohen me majorizim, gjegjësisht me shumicë absolute, por me konsensus”, tha Thaçi.

Sipas tij, Maqedonia asnjëherë nuk do të mund të integrohet në NATO dhe në BE, për shkak se nuk respektohen të drejtat e qytetarëve nga ana e atyre që janë në pushtet.

Bartësi i listës së PDSH-së nga njësia e pestë zgjedhore, Zijadin Sela, ndërkaq nga ana e tij theksoi se ka qenë i madh numri i atyre të cilët janë inkuadruar në PDSH, të pakënaqur nga partitë e tjera shqiptare.
Nga Struga, Thaçi dhe Sela porositën se nëse fitojnë besimin do të punojnë për zhvillimin ekonomik të Maqedonisë, veçanërisht në pjesët e banuara me shqiptarë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *