Home / Lajme / Maqedoni / PDSH shpalli listat

PDSH shpalli listat

4 maj-PDSH në Konventën partiake, sonte shpalli kandidatët për deputetët në zgjedhjet e 5 qershorit. Kësisoj bartës i listës në Njësinë e parë do të jetë Bekim Fazliu, në të dytën Orhan Ibrahimi, në Njësinë e tretë Iljaz Memeti, në të pestën Zijadin Sela, ndërsa në të gjashtën lideri i partisë Menduh Thaçi

artia Demokratike Shqiptare, në Konventën e sontme partiake në Tetovë publikoi listën e kandidatëve për deputetë, të cilët do të garojnë në zgjedhjet e 5 qershorit. Kësisoj bartës i listës në Njësinë parë zgjedhore të PDSH-së do të jetë Bekim Fazliu, pas tij renditet Azem Sadiku, ndërsa e treta Hava Ademi. Njësinë e dytë do ta kryesojë Orhan Ibrahimi, i dyti radhitet Eset Rama dhe Vlera Ejupi. Bartës i listës së kandidatëve për deputetë të PDSH-së në Njësinë e tretë do të jetë Iljaz Memeti ndërsa në Njësinë e pestë zgjedhore 5 i pari në listë është Ziadin Sela, pas tij vije Ibrahim Qoku dhe Sebahate Ajroska.

Listën e PDSH-së në Njësinë e gjashtë zgjedhore do ta kryesojë vet lideri i partisë, Menduh Thaçi, i dyti në këtë njësi zgjedhore do të jetë kryetari i Kuvendit Qendror të PDSH-së Arbër Xhaferi, e treta Merale Ferati, Imer Aliu, Gazmend Aliu, Sadije Iljazi, Arifikmet Xhemaili, Sheval Memishi, Laura Beqiri dhe Agron Zeqiri.

Gjatë promovimit të kandidatëve, Thaçi u bëri thirrje të gjithë shqiptarëve të Maqedonisë ta mbështesin opsionin e PDSH-së, që siç tha ai, të dilet njëherë e përgjithmonë nga gjendja e mjerueshme që po kalojnë shqiptarët në vend.

Ndryshe, PDSH në zgjedhjet e parakohshme parlamentare garon me moton “Hajdeni me ne”. (U.H.)

Gjithashtu lexo

Mot me diell dhe i ngrohtë, deri 33 gradë

Moti sot do të jetë me diell me erë të lehtë deri në mesatare veriore. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *