Home / Lajme / Maqedoni / Përkujtohet dëshmori i kombit, Luan Haradina

Përkujtohet dëshmori i kombit, Luan Haradina

6 maj-Qindra qytetarë, përfaqësues të strukturave shoqërore e politike, invalidë, veteranë, bashkëluftëtarë dhe pjesëtarë të familjeve të dëshmorëve, kanë mbushur rrethin e shtatores së dëshmorit të kombit në qendër të Deçanit me kurora lulesh. Pjesëmarrësit e këtij manifestimi kanë bërë homazhe edhe në Kompleksin Memorial në vendlindjen e dëshmorit në Gllogjan.

Me rastin e 14 vjetorit të rënies heroike në altarin e lirisë të dëshmorit të kombit, Luan Haradinaj, të premten janë organizuar homazhe për të nderuar veprën dhe kontributin e tij dhënë në luftën për lirinë e Kosovës.
Qindra qytetarë, përfaqësues të strukturave shoqërore e politike, invalidë, veteranë, bashkëluftëtarë dhe pjesëtarë të familjeve të dëshmorëve, kanë mbushur rrethin e shtatores së dëshmorit të kombit në qendër të Deçanit me kurora lulesh. Pjesëmarrësit e këtij manifestimi kanë bërë homazhe edhe në Kompleksin Memorial në vendlindjen e dëshmorit në Gllogjan.

Për veprën dhe kontributin e Luan Haradinajt, foli bashkëluftëtari Bujar Haradinaj.
“Përveç pjesëmarrjes në beteja të shumta, Luani ishte edhe ndër të parët që filloi furnizimin e qytetarëve me armë nga Shqipëria dhe një ndër njerëzit e parë në themelimin e UÇK-së”, tha ai, njofton Koha.

Daut Haradinaj, vëllai i dëshmorit dhe njëkohësisht edhe bashkëluftëtar i Luanit, ditën e sotme dhe këtë përvjetor e ka cilësuar si të veçantë. “Dita e sotme është një ditë e veçantë, nderohet vëllai dhe bashkëluftëtari im. Djem që dhanë jetën për një Kosovë ma ndryshe për një Kosovë të bashkuar, sot i kemi dy Kosova, ky është shqetësimi më i madh… Të gjallët duhet të sakrifikojnë së paku djersën dhe mundin për një vend më të zhvilluar, një politikë të qëndrueshme e bashkë me të edhe një ekonomi të qëndrueshme”.

Po ashtu të premten, në dyvjetorin e vdekjes, shumë qytetarë dhe familjarë kanë nderuar veprën dhe sakrificën e veprimtarit të lëvizjes për çlirim kombëtar, Smajl Haradinaj

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *