Home / Lajme / Maqedoni / Po materializojmë projektet shqiptare

Po materializojmë projektet shqiptare

30 maj-“Ne si BDI për 10 vite me radhë po punojmë për të materializuar projekte shqiptare dhe për këtë jemi dëshmuar, kur të tjerët nuk kanë bërë gjë dhe vetëm premtime boshe. Ne trashëguam një projekt antishqiptar si është Shkupi 2014 dhe menjëherë pas ardhjes sonë në pushtet u shtrua problemi që të ndryshojë ky koncept për Shkupi 2014. Ne bëmë që të ndryshojë ky projekt dhe të vendosim edhe personalitete historike shqiptare dhe të reflektohet Marrëveshja e Ohrit”, theksoi Ahmeti.

– Bashkimi Demokratik për Integrim të dielën në Dibër i prezantoi kandidatët për deputetë nga rajoni i njësisë zgjedhore 5 dhe 6, të cilat e përfshijnë edhe rajonin e Zhupës.
Me këtë rast lideri i partisë Ali Ahmeti u bëri thirrje qytetarëve që të votojnë për BDI-në që të mund të vazhdojnë, siç tha, me projektet tashmë të filluara të mëdha për avancimin e standardit të qytetarëve dhe për zhvillim të shtetit.
“Ne si BDI për 10 vite me radhë po punojmë për të materializuar projekte shqiptare dhe për këtë jemi dëshmuar, kur të tjerët nuk kanë bërë gjë dhe vetëm premtime boshe. Ne trashëguam një projekt antishqiptar si është Shkupi 2014 dhe menjëherë pas ardhjes sonë në pushtet u shtrua problemi që të ndryshojë ky koncept për Shkupi 2014. Ne bëmë që të ndryshojë ky projekt dhe të vendosim edhe personalitete historike shqiptare dhe të reflektohet Marrëveshja e Ohrit”, theksoi Ahmeti.
Gjendjen në shtet e vlerësoi si stabile dhe të sigurt, me klimë të mirë për investim.

Sipas Ahmetit, për Maqedoninë rruga e vetme është anëtarësimi në NATO dhe në BE.

“Maqedonia është vend i sigurt dhe ne intensivisht punojmë që atë siguri ta rrisim edhe më shumë. Shumë shpejt Maqedonia do të jetë pjesë e BE-së dhe e NATO-s, për shkak se nuk ka rrugë tjetër, kjo është e vetmja”, potencoi Ahmeti në tubimin në Dibër.
Kandidati për deputet në njësinë e pestë zgjedhore, Arben Labënishti deklaroi se nuk ka forcë politike që mund të konkurrojë BDI-së.
“BDI është vazhdimësi e lëvizjeve kombëtare shqiptare që gjithmonë ka pasur si synim realizimin e interesave tona shqiptare. Ne si subjekt vlerësohemi për punët dhe veprat që kemi bërë deri tani. Ne jemi të vetëdijshëm se para vitit 2001 gjuha shqipe ishte e burgosur, arsimi shqip i mbyllur dhe sfera të tjera diskriminuese. Por, BDI arriti që të ndryshojë këtë dhe shqiptarët sot frymojnë dhe veprojnë ndryshe”, theksoi Labënishti.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *