Home / Lajme / Maqedoni / Policët grek nënçmojnë diplomatin maqedonas

Policët grek nënçmojnë diplomatin maqedonas

11 maj-Nota pason pasi konsulli i përgjithshëm i Maqedonisë në Selanik, Tomisllav Dimitrovski, të martën u mbajt nga ana e policisë greke për gjoja kundërvajtje në trafik

Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë sot i dorëzoi notë proteste ambasadores greke në Shkup, Aleksandra Papadopullu për trajtimin e diplomatëve të Maqedonisë në Greqi nga ana e shtetit grek. Nota pason pasi konsulli i përgjithshëm i Maqedonisë në Selanik, Tomisllav Dimitrovski, të martën u mbajt nga ana e policisë greke për gjoja kundërvajtje në trafik. Pas takimit në MPJ, Papadopullu në deklaratë me shkrim të kumtuar nga zyra greke për lidhje thekson se Dimitrovski ka shkelur disa ligje greke të komunikacionit. “Pasi policia e ka zbatuar procedurën e identifikimit për raste të këtilla, e ka lëshuar atë. Dimitrovski aspak nuk ka dalë nga automobili i tij. Mendoj se incidenteve të këtilla nuk duhet dhënë konotacion politik dhe të shfrytëzohen për krijimin e tensioneve politike. Greqia dëshiron dhe synon marrëdhënie të mira ndërmjet dy vendeve në të gjitha nivelet”, thotë në deklaratën me shkrim Papadopullu. Incidenti, siç kumtuan mediumet, ndodhi të martën rreth orës 15 në autostradën para Selanikut, kur konsulli Dimitrovski, me automjetin e vet zyrtar, sipas policisë greke, ka kaluar në dritë të verdhë. Policë grekë e kanë vërejtur këtë dhe janë nisur në ndjekje të tij, ndërkaq që në të janë përfshirë edhe përforcime. Në ndjekjen pas automjetit diplomatik të Maqedonisë ka pasur edhe automobila dhe motoçikleta të policisë. Kur e kanë ndalë konsullin, e kanë rrethuar policë të armatosur, ndërsa sipas një përfaqësuesi të MPJ-së, edhe policë me pushkë. Edhe pse konsulli ka vozitur me targa diplomatike dhe është legjitimuar se është diplomat, policia i ka thënë se është i arrestuar, sepse ka kaluar në dritë të verdhë. Në autostradë, theksohet, është krijuar atmosferë e tensionuar e cila ka zgjatur 45 minuta, ndërsa Dimitrovski ka arritur të vendosë kontakt telefonik me MPJ-në greke, pas çka një funksionar i lartë ka intervenuar që ai të mos arrestohet. Policia greke i ka shkruar dënimin, pas çka ai është liruar. Në pajtim me Konventën e Vjenës, diplomatët nuk guxohet të arrestohen, vetëm nëse bëhet fjalë për vepër të rëndë kriminele.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *