Home / Lajme / Maqedoni / Policia me vëzhgim të rreptë gjatë zgjedhjeve

Policia me vëzhgim të rreptë gjatë zgjedhjeve

7 maj-“Ne besojmë që punonjësit në polici me padurim e presin 5 qershorin, që të çlirohen nga presionet partiake, zgjedhat dhe kërcënimet, ndaj të cilëve janë të ekspozuar në 5 vitet e fundit” thuhet në reagimin me shkrim të lëshuar nga LSDM-ja.

Zgjedhjet duhet të jenë korrekte dhe demokratike, ndërsa policia do të kundërshtojë ashpër çdo lloj kërcënimi në incidentet eventuale gjatë votimit. Policia duhet të jetë e kujdesshme mos të provokohet dhe mos të bie pre e presionit mediatik dhe politik, për të mos lënë vend për dyshime në korrektësinë e procesit dhe për kontestimin e rezultateve. Këtë e porositi sot ministrja e brendshme Gordana Jankulovska në shënimin e Ditës së Policisë. “Jam e bindur se përpjekje të tilla në të kaluarën ka pasur dhe do të ketë. Spekulohet për disa lista të ashtuquajtura “rojet e fitores” … nuk duhet të lini asnjë hapësirë për veprim të atyre që do shkaktonin incidente. Nuk guxoni të lini aspak hapësirë për kontestimin e rezultateve zgjedhore dhe të vullnetit të qytetarëve” tha Gordana Jankullovska, ministre e Punëve të Brendshme. Festën e policëve e përgëzoi edhe opozita Social Demokrate. Ata thonë se janë të bindur që zgjedhjet do të kalojnë pa dhunë, por edhe se policët mezi presim që të vijnë zgjedhjet.”Ne besojmë që punonjësit në polici me padurim e presin 5 qershorin, që të çlirohen nga presionet partiake, zgjedhat dhe kërcënimet, ndaj të cilëve janë të ekspozuar në 5 vitet e fundit” thuhet në reagimin me shkrim të lëshuar nga LSDM-ja. Në ministrinë e Brendshme, delegacione shtetërore, diplomatë dhe familje nderuan policët e vrarë gjatë konfliktit të vitit 2001, dhe të gjithë ata që humbën jetën e tyre gjatë kryerjes së punës së tyre të përditshme

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *