Home / Sport / Porto kampionia e Ligës së Europës

Porto kampionia e Ligës së Europës

Porto është fituesja e kupës Europa League, pasi ka fituar minimalisht 1-0 ndaj Bragës në Dublin të Irlandës duke cuar në shtatë numrin e trofeve europianë në historinë e saj dhe të dytën kupë të të njëjtit nivel, pas UEFA-s që fitoi në kohën kur drejtoheshin nga Mourinjo në vitin 2003.

Ka mjaftuar goliu i Falkaos në mbyllje të pjesës së parë për t’i dhënë Portos këtë trofe, të rëndësishëm edhe pse në këtë finale shkon si pretendentja kryesore.

Ky ishte goli i 17-të për Falkaon duke vendosur kështu një rekord personal sa i përket golashënuesëve në këtë veprimtari europiane.

Në pjesën e dytë përpjekjet e Bragës kanë qenë të vakta dhe për asnjë moment nuk e kanë rrezikuar këtë ndeshje. Porto ka fituar dy kupa Kupash në vitin 1987 e në vitin 2004, në 1987 Superkupën e UEFA, në vitin 2003 Kupën UEFA dhe dy kupa të tjera Champions Leaguen dhe kupën Amerikano Latine në vitin 1987 dhe 2004.

Aktualisht Porto është në vendin e nëntë në klasifikimin e klubeve me më shumë trofe europian, duke lënë pas Manchester United që ka një trofe më pak.

Gjithsesi “Djajtë” do të përballen rreth një javë më pas në finalen e Champion Leagues me Barcelonën.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *