Home / Lajme / Maqedoni / PPD: KSHZ refuzon 327 votues në diasporë

PPD: KSHZ refuzon 327 votues në diasporë

12 maj-Në rast të mosmarrjes parasysh të kërkesës sonë për të rishqyrtuar ‘konstatimin’ e KSHZ-së mbi refuzimin e regjistrimit të zgjedhësve nga diaspora në njësinë Numër 8, PPD-ja ka nisur aktivitet për të organizuar demonstratë masive para kongresit Amerikan, të shqiptarëve të Maqedonisë në Kanada dhe në Maqedoni dhe nuk do të njoh rezultatet që do të dalin nga këto zgjedhje”, tha Muhameti.

Partia për Prosperitetit Demokratik ka akuzuar kryeministrin Nikolla Greuvski dhe kreun e BDI-së Ali Ahmeti, se me ndërhyrjen e tyre në KSHZ, kanë pamundësuar regjistrimin e 327 votuesve nga listat e zgjedhësve në katër vendvotime në Njësinë zgjedhore numër 8, që përfshinë zgjedhësit në diasporë në Kanada dhe SHBA. “PPD-ja si parti konkurruese me listë kandiduese në këto zgjedhje në Njësinë zgjedhore numër 8 në diasporë dhe në Njësinë numër 6, dënon ashpër këto veprime të Qeverisë dhe publikisht i dërgon asaj kërkesën që t`i korrigjojë urgjentisht brenda kësaj dite pasojat antidemokratike të ndërhyrjes së saj në listën e zgjedhësve në diasporë, konkretisht të zgjedhësve në njësinë numër 8”, tha Nijazi Muhameti, kryetar i shtabit zgjedhor të PPD-së. Sipas tij, “duke u nisur nga ajo se kjo ndërhyrje është e motivuar politikisht, antiligjore për të realizuar një marrëveshje bodrumi mes Gruevskit dhe Ahmetit, për të paracaktuar fituesin e partive të tyre, PPD-ja, nga dje i ka nisur të gjithë demarshet e saj ligjore dhe politike para institucioneve të vendit dhe atyre ndërkombëtare për të penguar këtë manipulim”. “PPD-ja i dërgon mesazh publik kategorik kryeministrit Gruevski, që ta korrigjojë urgjentisht veprimin e tij që ka dhunuar të drejtat demokratike më substanciale të qytetarëve shqiptarë në diasporë dhe se në të kundërtën do t`i vazhdojmë demarshet tona për t`i denoncuar ndërkombëtarisht veprimet antidemokratike të Qeverisë së tij dhe se në rast të moskorrigjimit të këtyre veprimeve ngatërresa me komunitetin Shqiptaro-Amerikan e sigurojmë që tani, mund t`i dalë më e vështirë se ngatërresa për emrin e qeverisë së tij me Greqinë. Në rast të mosmarrjes parasysh të kërkesës sonë për të rishqyrtuar ‘konstatimin’ e KSHZ-së mbi refuzimin e regjistrimit të zgjedhësve nga diaspora në njësinë Numër 8, PPD-ja ka nisur aktivitet për të organizuar demonstratë masive para kongresit Amerikan, të shqiptarëve të Maqedonisë në Kanada dhe në Maqedoni dhe nuk do të njoh rezultatet që do të dalin nga këto zgjedhje”, tha Muhameti. (U.H.)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *