Home / Lajme / Rajon / Presidenti Topi ka votuar për Edi Ramën

Presidenti Topi ka votuar për Edi Ramën

21 maj-Në kutinë e votimit me numër 1968, fleta e votimit për kandidatin për kryetar bashkie, e hedhur gabimisht në kutinë e këshillit bashkiak, ishte në favor të kryesocialistit Rama. Prej dy ditësh mediat vizive kanë publikuar pamje të votimit të kreut të shtetit më tetë maj, ku qartas duket se kreu i shtetit ka ngatërruar kutinë e votimit ku duhet të hidhte fletën e votimit të kandidatit.

Numërimi i votave të hedhura në kutitë e gabuara ka nxjerrë në pah një ngjarje që mund të përbëjë një skandal në radhët e mazhorancës. Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike, politikani që gjithë karrierën politike e ngritur në selinë blu, Bamir Topi, në zgjedhjet e 8 majit ka votuar për kandidatin e Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës, Edi Rama.

Zbulimin është bërë publik gjatë mbledhjes së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kur u morë në shqyrtim kutia ku ka votuar kreut i shtetit në zgjedhjet e tetë majit.

Në kutinë e votimit me numër 1968, fleta e votimit për kandidatin për kryetar bashkie, e hedhur gabimisht në kutinë e këshillit bashkiak, ishte në favor të kryesocialistit Rama. Prej dy ditësh mediat vizive kanë publikuar pamje të votimit të kreut të shtetit më tetë maj, ku qartas duket se kreu i shtetit ka ngatërruar kutinë e votimit ku duhet të hidhte fletën e votimit të kandidatit.

Kutia me numër 1968 i përket qendrës së votimit në njësinë bashkiake numër 9, në shkollën “Servet Malçi”.

Leximi i votës së kreut të shtetit mund të hapë mjaft debate për privatësinë dhe sekretin e vullnetit politik, por hedhja e votës për kundërshtarin hap po aq debate të nxehta edhe në radhët e Partisë Demokratike.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *