Home / Lajme / Maqedoni / Prezantohet projekti për rindërtimin e sheshit “Iliria”

Prezantohet projekti për rindërtimin e sheshit “Iliria”

6 maj-Udhëheqësi i Sektorit për urbanizëm në komunën e Tetovës Skender Palloshi, duke komentuar mbi projektin për rindërtimin e sheshit “Iliria” tha se qëllimi i këtij prezantimi publik është të nxitet një debat përtej asaj që jemi mësuar të diskutojmë, sepse Tetova mundet dhe meriton të zhvillohet si të gjitha qytetet bashkëkohore Evropiane.

Të premten në komunën e Tetovës në prani të kryetarit të komunës Prof.Dr.Sadi Bexheti, arkitektëve profesionistë nga vendi dhe të huaj, studentëve të arkitekturës, organizatave joqeveritare, grupeve të interesit dhe qytetarëve u bë prezantimi i planit ideor për rindërtimin e sheshit “Iliria”.

Projekti i përpiluar nga studioja projektuese BLAND, BROWN & COLE nga Kembrixhi përfshin studimin e strukturës aktuale të sheshit “Iliria” dhe ofron një plan për rregullimin e tij sipas shembujve të qyteteve të zhvilluara botërore. . Projekti konsiston në transformimin gjeneral të sheshit që parasheh rindërtimin e objekteve ekzistuese dhe ndërtimin e objekteve të reja.
Kryetari i komunës së Tetovës Prof. Dr. Sadi Bexheti pasi përshëndeti të pranishmit tha se që në ditët e para të menaxhimit me komunën e Tetovës ndër shumë çështje të tjera është diskutuar ideja për ndërtimin e sheshit “Iliria” në mënyrë që sheshi të ofrojë më shumë për qytetarët dhe të shndërrohet totalisht në shërbim të qytetarëve, gjegjësisht të jetë një shesh multi-funksional.

“Hartimi i një projekti ideor për pjesën qendrore të qytetit të Tetovës është vetëm një ide – përpjekje që ka për qëllim të nxis debat dhe që do të bazohet në marrjen në konsideratë të mendimeve dhe sugjerimeve të grupeve të ndryshme të interesit”, tha Bexheti.

Sipas tij, janë tre çështje kryesore ku do të fokusohet ky plan edhe atë: dinamika e rritjes urbane në kontekstin aktual socio-ekonomik, përballë nevojave të popullsisë duke integruar rritjen aktuale dhe të vazhdueshme të saj brenda një sistemi urban efikas dhe të qëndrueshëm, ri-ekuilibrimi i interesave publike e private në procesin e zhvillimit urban duke përshtatur këto role në kontekstin e një shoqërie të hapur e demokratike që bazohet në ekonominë e tregut të lirë, ndërkaq qëllimi kryesor është krijimi i një baze planifikimi të përshtatshëm urban, e cila do të integrojë funksione të ndryshme planifikimi të Tetovës duke orientuar dhe duke i dhënë karakter detyrues proceseve rregulluese. “Plani rregullues i ri do të hedhë bazat e politikave urbane të zhvillimit të Tetovës, duke e trajtuar si pjesë të pa shkëputur të rajonit ku ndodhet”,tha Bexheti.

Udhëheqësi i Sektorit për urbanizëm në komunën e Tetovës Skender Palloshi, duke komentuar mbi projektin për rindërtimin e sheshit “Iliria” tha se qëllimi i këtij prezantimi publik është të nxitet një debat përtej asaj që jemi mësuar të diskutojmë, sepse Tetova mundet dhe meriton të zhvillohet si të gjitha qytetet bashkëkohore Evropiane.

“Projekti ideor është përpiluar nga ana e studios arkitektonike BLAND, BROWN & COLE nga Kembrixhi – Angli me te cilët kemi filluar një bashkëpunim në vitin 2010, ndërkaq kontributi i çdonjërit nga ne është shumë i nevojshëm”, tha Palloshi.

Përpiluesi i projektit, arkitekti Adrian Nicholas pasi bëri prezantimin në mënyrë vizuale, në fund iu përgjigj pyetjeve të shumta nga të pranishmit të cilët kryesisht ishin profesionistë të fushës së arkitekturës.

Gjithashtu lexo

Mot me diell me erë të dobët deri në mesatare

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *