Home / Lajme / Maqedoni / Prodhimi I turbinave me erë edhe në Tetovë

Prodhimi I turbinave me erë edhe në Tetovë

11 maj-Prodhimtaria e “Enflo”-s para se gjithash i dedikohet tregut evropian. Halla e parë është prej 3.500 metra katrorë, ndërsa sipërfaqja e përgjithshme që është marrë me qira nga ana e kompanisë është 24.000 metra katrorë (ose 2,5 hektarë). Në këtë tokë planifikohet të ndërtohen gjithsej katër halla për prodhim

Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Abdilaqim Ademi sot ka marrë pjesë në vendosjen e gurr-themelit për ndërtimin e fabrikës “Enflo prodakshën”, investim zviceran në Maqedoni në vlerë prej pesë milionë euro. Zëvendëskryeministrit Ademi theksoi për këtë projekt kontribut të tij ka dhënë pushteti qendrore, ashtu edhe ai lokal gjegjësisht Komuna e Zhelinës me qëllim të përfundimit sa më të shpejtë të dokumentacionit të nevojshëm dhe përshpejtim të procedurave. Ademi theksoi se ndërtimi i kësaj fabrike si dhe investimet tjera që do të bëhen në zonën e lirë ekonomike në Tetovë do të ndikojnë në zvogëlimin e papunësisë në këtë pjesë të vendit.
“Shpresoj se ky investim do të rrumbullakësohet sipas planit dhe së bashku me mundësitë e zonës së lirë ekonomike në Tetovë do të kontribuojë për rritje të punësimit”, tha Ademi.
I pranishëm në këtë rast ishte edhe zëvendëskryeministri për çështje ekonomike Vlladimir Peshevski. Sipas tij ngjarja e sotme është edhe një dëshmi për politikën e drejtë të Qeverisë për tërheqje të investimeve të huaja dhe mundësim i biznes klimës së volitshme.
Sipas drejtorit të përgjithshëm të Enflos, Dirk Sus do të ndërtohet hallë fabrike për prodhimin e turbinave me erë dhe në fillim planifikohet të hapen 100 vende të reja të punës. Sipas paralajmërimeve të investitorit zviceran, pritet që prodhimtaria të fillojë nga fundi i këtij viti, ndërsa në qoftë se tregohet i suksesshëm, i gjithë investimi duhet të jetë në vlerë prej mbi 20 milionë euro dhe minimum 500 vende pune.
Prodhimtaria e “Enflo”-s para se gjithash i dedikohet tregut evropian. Halla e parë është prej 3.500 metra katrorë, ndërsa sipërfaqja e përgjithshme që është marrë me qira nga ana e kompanisë është 24.000 metra katrorë (ose 2,5 hektarë). Në këtë tokë planifikohet të ndërtohen gjithsej katër halla për prodhim

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *