Home / Lajme / Maqedoni / Pse po përzihet Jahjaga?!

Pse po përzihet Jahjaga?!

22 maj-“Njerëzit e protokollit duhet të merren në përgjegjësi për çfarë arsye bëhet seleksionimi qoftë pozitë, apo negativ në vizitat e kësaj natyre. Të vizitohet në një fushatë dhe të bëhet një seleksionim i tillë, protokolli mban përgjegjësinë kryesore rreth lëshimeve eventuale”, ka thënë Mahmuti.

Presidentja Atifete Jahjaga – me ose pa qëllim – është përzier në zgjedhjet parlamentare të Maqedonisë, kur të premten takoi në një ambient joformal të Tetovës, përfaqësues të partisë shqiptare në pushtet, BDI.

Gjesti i Jahjagës irritoi partitë opozitare, të cilat u injoruan nga ajo në një kohë kur po luftohet për çdo votë. Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaci, ai i BDSH-së, Bardhyl Mahmuti dhe analistët Kim Mehmeti e Shkëlzen Maliqi kritikuan presidenten, derisa kabineti i saj refuzoi të jepte sqarime shtesë për takimet e zhvilluara në Tetovë.

“Ka qenë një vizitë shumë private e Presidentes, por shumë shpejt do të dalim me një sqarim”, ka thënë zëdhënësi i presidentes, Arbër Vllahiu për gazetën Express.

“Presidentja ka arritur ta degradojë institucionin e presidentit të Kosovës. Këtë nuk guxon ta bëjë as sekretaresha e presidentes së Kosovës”, ka thënë Kim Mehmeti.

Ndërsa Menduh Thaçi nuk i vjen keq se nuk është takuar me presidenten e Kosovës.

“Me ne nuk është takuar, por unë s’kam koment, sepse nuk e di ku ka qenë, a çka ka qenë”, ka thënë Thaçi.

E, Bardhyl Mahmuti, fajin e hedh te protokolli, derisa pret që presidentja të reflektojë.

“Njerëzit e protokollit duhet të merren në përgjegjësi për çfarë arsye bëhet seleksionimi qoftë pozitë, apo negativ në vizitat e kësaj natyre. Të vizitohet në një fushatë dhe të bëhet një seleksionim i tillë, protokolli mban përgjegjësinë kryesore rreth lëshimeve eventuale”, ka thënë Mahmuti.

Analisti Shkëlzen Maliqi thotë se presidentja duhet të ketë kujdes në takimet me zyrtarë të partive politike në Maqedoni, në kohë fushatash elektorale.

“Ose e ka bërë nga naiviteti, ose i është bërë ndonjë lojë në Maqedoni”, ka thënë Maliqi.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *