Home / Lajme / Maqedoni / Qendrën klinike e bëri PDSH, e jo BDI

Qendrën klinike e bëri PDSH, e jo BDI

23 maj-“Qendrën klinike në Tetovë e bëri PDSH-ja derisa ishte në pushtet. Ndoshta Ahmeti e legalizoi Universitetin e Tetovës, por ai preu shirit kur kishte vetëm tre fakultete të akredituara në të. Kur ne erdhëm në pushtet erdhëm deri te numri 13 i fakulteteve të legalizuara. Nuk është e saktë se BDI-ja i ka disperzuar studentët nëpër qytete tjera sepse ne këtë e filluam”, tha Thaçi.

Në tubimin qendror në Sllatinë, komuna Tearcë, kryetari i PDSH-së dhe bartës i listës zgjedhore për deputetë në Njësinë e gjashtë zgjedhor Menduh Thaçi kundërshtoi pohimet e liderit të BDI-së, Ali Ahmeti se ajo parti e ka shndërruar Spitalin e përgjithshëm në Qendër klinike.

“Qendrën klinike në Tetovë e bëri PDSH-ja derisa ishte në pushtet. Ndoshta Ahmeti e legalizoi Universitetin e Tetovës, por ai preu shirit kur kishte vetëm tre fakultete të akredituara në të. Kur ne erdhëm në pushtet erdhëm deri te numri 13 i fakulteteve të legalizuara. Nuk është e saktë se BDI-ja i ka disperzuar studentët nëpër qytete tjera sepse ne këtë e filluam”, tha Thaçi.

Ai e akuzoi Ahmetin edhe për shkatërrimin e institutit për trashëgimi kulturore shqiptare Pjetër Bogdani në Shkup. Thaçi u bëri thirrje banorëve të Sllatinës që ta mbështesin platformën e PDSH-së dhe të votojnë kundër pushtetit ekzistues, siç tha antishqiptarë, ndërsa porositi që fushata dhe zgjedhjet të kalojnë pa provokime të rrezikshme në atmosferë të qetë dhe korrekte.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *