Home / Lajme / Maqedoni / Qytetarët presin zgjedhje korrekte

Qytetarët presin zgjedhje korrekte

24 maj-Këto janë të dhënat e anketës së zbatuar në kuadër të projektit “Zgjedhja ime 2011” nga ana e Institutit për demokraci (IDSCS) në periudhën prej 13 deri 15 maj me 1 mijë e 107 të anketuar.

Shumica e qytetarëve, respektivisht 50,8 për qind, presin zgjedhje korrekte dhe demokratike, ndërsa rreth 25 për qind presin zgjedhje pjesërisht korrekte dhe demokratike, nga ana tjetër një prej dhjetë qytetarëve, respektivisht 12,8 për qind, druajnë se do të ketë parregullsi masive dhe dhunë në zgjedhje. Këto janë të dhënat e anketës së zbatuar në kuadër të projektit “Zgjedhja ime 2011” nga ana e Institutit për demokraci (IDSCS) në periudhën prej 13 deri 15 maj me 1 mijë e 107 të anketuar.

Hulumtimi është pjesë e projektit që e realizojnë Qendra e Maqedonisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar (QMBN), Instituti për Demokraci (IDSCS) dhe Instituti i Maqedonisë për Media (IMM). Sipas anketës së QMBN-së, rreth 14 për qind nga shqiptarët druajnë nga parregullsitë masive dhe dhuna në zgjedhje, ndërsa maqedonasit janë 11 për qind. Qytetarët nga njësia e tretë, katërt dhe gjashtë zgjedhore kanë pritje më të madhe se zgjedhjet do të jenë korrekte dhe demokratike. Pritje më të vogla kanë në njësinë e dytë zgjedhore – 36 për qind, ku më së shumti druajnë se zgjedhjet aspak nuk do të jenë korrekte dhe demokratike ose rreth 19 për qind.

Në pyetjen për parregullsitë zgjedhore, 50 për qind nga të anketuarit vlerësojnë se mund të shkaktohen nga partitë, pothuaj 10 për qind nga qytetarët, rreth 7 për qind nga kriminelët lokal dhe vetëm një për qind vlerësojnë se parregullsitë mund të shkaktohen, për shkak të paaftësisë së organeve zgjedhore.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *