Home / Lajme / Maqedoni / Qytetarët vet të vlerësojnë për arritjet

Qytetarët vet të vlerësojnë për arritjet

29 maj-“Qëllimi ynë është që të sigurojmë përfaqësim të barabartë në të gjitha institucionet. Qëllimi ynë nuk është që ta zbatojmë deri në fund Marrëveshjen e Ohrit, qëllimi ynë nuk është të vendosim përmendore, por qëllimi ynë kryesor është që të shkojmë më larg nga këto qëllime. Shqiptarët në Maqedoni të mos jenë vetëm tatim-pagues, por edhe të futen në të gjitha proceset shoqërore”, tha Ahmeti.

Në Haraçinë të Shkupit të shtunën ka mbajtur tubim Bashkimi Demokratik për Integrim. Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti në fjalimin e tij theksoi se qëllimi i tyre është inkuadrimi i shqiptarëve në të gjitha rrjedhat shoqërore. “Qëllimi ynë është që të sigurojmë përfaqësim të barabartë në të gjitha institucionet. Qëllimi ynë nuk është që ta zbatojmë deri në fund Marrëveshjen e Ohrit, qëllimi ynë nuk është të vendosim përmendore, por qëllimi ynë kryesor është që të shkojmë më larg nga këto qëllime. Shqiptarët në Maqedoni të mos jenë vetëm tatim-pagues, por edhe të futen në të gjitha proceset shoqërore”, tha Ahmeti.

BDI-ja, tha Ahmeti, nuk thotë se ka arritur shumë, por është në rrugë që të bëjë shumë gjëra që janë të rëndësishme për të gjithë qytetarët, e jo vetëm për banorët e Haraçinës. “Arritëm të hapim vende të reja të punës në arsim dhe ta përmirësojmë standardin jetësor të qytetarëve. Dëshira ime është që të gjithë shqiptarët të votojnë lirisht dhe vetëm të vlerësojnë për atë çka është punuar, e çka nuk është punuar”, tha Ahmeti. Ermira Mehmeti bartëse e listës së BDI-së në njësinë e dytë zgjedhore u angazhua për bashkimin e të gjithë shqiptarëve.

“Gjithmonë kur ka qenë e nevojshme Haraçina ka qenë me ne. Para 10 viteve Haraçina i bashkoi të gjithë shqiptarët dhe dëshmuam se këtu jeton populli autokton me traditën dhe kulturën e saj. Sot vijmë t’ju porosisim se duhet të bashkoheni, 10 vjet pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit. Këtu jemi që t’u themi “jo” të gjitha ndarjeve dhe të themi po për bashkimin e të gjithë qytetarëve”, tha Mehmeti.

Ajo në mesazhin e saj tha se më 5 qershor është momenti kur votuesit duhet përfundimisht të vendosin nëse do të mbështesin opsion politik që i përçan ose që ofron dyer të hapura në NATO dhe në BE.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *