Home / Lajme / Rajon / Rama: I fituam zgjedhjet për pushtetin lokal

Rama: I fituam zgjedhjet për pushtetin lokal

9 maj-“Jemi përgatitur që prej 2 vjeç për këtë ditë të bukur dhe jemi të gatshëm për çdo orvajtje për të shtrembëruar rezultatin” shtoi më tej Rama duke shtuar se gjerdani i fitores do të vazhdojë edhe më tej.

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka deklaruar se PS-ja i ka fituar zgjedhjet vendore ndërsa i ka bërë thirrje komisionerëve të kenë kujdes në numërimin e votave.

Në një konferencë për shtyp Rama duke vlerësuar punën e komisionerëve të PS-së jo vetëm në Tiranë por edhe në të gjithë Shqipërinë theksoi se ata tani duhet të jenë vigjilentë për numërimin e votave.

“Mirënjohje të thellë për të gjithë komisionerët e PS-së që me pasion dhe me frymë skuadre iu nënshtruan një trajnimi të posaçëm duke respektuar gërmë për gërmë të gjtihë planin anti-manipulim. Por kujdes beteja vazhdon pasi është radha e numërimit dhe duhet të tregojmë ndershmëri, rezistencë pavarësisht lodhjes dhe mos lejoni të vidhet asnjë votë” theksoi më tej Rama.

Më tej Rama deklaroi se PS-ja i ka fituar zgjedhjet për të cilat kishte 2 vjet që ishte përgatirur.

“Jemi përgatitur që prej 2 vjeç për këtë ditë të bukur dhe jemi të gatshëm për çdo orvajtje për të shtrembëruar rezultatin” shtoi më tej Rama duke shtuar se gjerdani i fitores do të vazhdojë edhe më tej.

PS: Rama kryeson me 10 përqind të votave

Partia Socialiste shpalli fitore në disa bashki ndërsa paralajmëroi fitore në disa bashkia të tjera ku procesi i numërimit nuk ka përfunduar ende.Në një konferencë për shtyp deputetja e PS-së Mimi Kodheli theksoi se kreu aktual i bashkisë së Tiranës Edi Rama kryeson me 10 përqind të votave në 7 minibashki të kryeqytetit.

Sipas saj Partia Socialiste është fituese në disa bashki të vendit si në Vlorë, Fier, Lushnje, Himarë, Korçë, Elbasan ndërsa është fituese në shumë komuna të vendit.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *