Home / Lajme / Maqedoni / RDK fushatën zgjedhore e nisi në Saraj

RDK fushatën zgjedhore e nisi në Saraj

19 maj-“Ne i filluam ndryshimet për zgjedhjet lokale dhe vazhdojmë me të njëjtat. Ofrojmë alternativë dhe qasje të re. Është koha për kryeministër shqiptar që do të kontribuonte për ardhmëri më të mirë të këtij vendi. Numri 17 që duhet ta votoni është numri i deputetëve të cilët presim që t’i fitojmë në këto zgjedhje”, tha në fund Rufi Osmani.

Me sloganin “Ta kthejmë krenarinë”, Rilindja Demokratike Kombëtare, karvanin parazgjedhor e nisi me një miting madhështor në komunën e Sarajit. Në një atmosferë që paralajmëron fitore bindëse në këto zgjedhje parlamentare u prezantuan kandidatët e Njësisë zgjedhore nr. 1

“Në Rilindjen Demokratike Kombëtare ka ekspertë të të gjitha profileve me kapacitet për të realizuar betimet e dhëna. Ne kemi dijen dhe kapitalin e ndershëm dhe kemi kuadro të aftë për të shënuar suksese në politikbërje në funksion të ndërtimit të partneritetit shqiptar në Maqedoni. Ju premtoj se nëse do të jemi pjesë e qeverisë, do të kemi shpërndarje proporcionale të mjeteve buxhetore, sepse shqiptarët në Maqedoni kurrë nuk kanë qenë 20 për qind, por kanë qenë 100 për qind. Partnerit të ardhshme të koalicionit qeveritar, e porositim se mund të bashkëpunojmë, por jo edhe t’u bëhemi shërbëtorë”, tha kryetari i RDK-së, prof.dr Rufi Osmani.

Lideri i RDK-së, drejtoi kritika në lidhje me antikuizimin e Maqedonisë. “Nga ky vend i kisha porositur ata që merren me pritje të stërnipit tonë Aleksandrit të Madh dhe që e antikuizojnë Maqedoninë se në këtë mënyrë dëshmojnë se nuk ia duan të mirën popullit të tyre dhe këtij shteti“, porositi Osmani

“Ne i filluam ndryshimet për zgjedhjet lokale dhe vazhdojmë me të njëjtat. Ofrojmë alternativë dhe qasje të re. Është koha për kryeministër shqiptar që do të kontribuonte për ardhmëri më të mirë të këtij vendi. Numri 17 që duhet ta votoni është numri i deputetëve të cilët presim që t’i fitojmë në këto zgjedhje”, tha në fund Rufi Osmani.

Nuhi Aliu bartësi i listës iu drejtua bashkëqytetarëve të tij me tone pozitive për realizimin e projekteve të cilat ai i shpalosi për herë të parë për banorë e këtyre anëve. “RDK ju garanton se do ta riaktivizojë tregun nëpërmjet të agro-berzës dhe ju do të mund t’i plasoni prodhime tuaja edhe në Zagreb, Sarajevë, Lubjanë dhe qytete tjera të ish Jugosllavisë. Gjithashtu ju premtoj se do t’u mundësoj që ta ringjallim blegtorinë dhe secili që dëshiron të merret me këtë veprimtari do të mund ta shesë qumështin dhe produktet qumështi pa pasur drojë se ky biznes do të dështojë sepse unë u garantoj hapjen e një qumështoreje e cila do ta blejë tërë qumështin që do të prodhohet në këto anë”, u premtoi Aliu banorëve të Sarajit.

Almira Curri-Memeti në fjalimin e saj foli për ndarjen proporcionale të buxhetit, duke thënë se shqiptarët janë një e treta e popullatës së këtij vendi dhe RDK do të kontribuojë që kjo ndarje të realizohet.

Të pranishmive iu drejtuan edhe dy kandidatë tjerë për deputetë nga kjo zonë, Hava Ademi dhe Muharem Imeri.

RDK fushatën zgjedhore do ta vazhdojë sonte në Sallën universale në Shkup, ku do të mbajë konventën promovuese të kandidatëve për deputetë.

Konventa promovuese do të fillojë në orën 19:00, ndërsa të gjithë simpatizantët atë do të mund ta ndjekin drejtpërdrejt në ueb faqen zyrtare të RDK-së.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *