Home / Lajme / Maqedoni / RDK mbajti konventën

RDK mbajti konventën

20 maj-i më tej shtoi se partia që drejton mbetet e përkushtuar për rrugën e integrimit euroatlantik të vendit, ndërkohë që përsëriti ofertën për unitet midis spektrit politik shqiptar pas zgjedhjeve të parakohshme. Më 5 qershor, tha Osmani, fitore me RDK dhe t’i japim vendin e duhur atyre që s’mbajnë fjalën dhe premtimet publike.

Rilindja Demokratike Kombëtare të enjten në Shkup mbajti konventën partiake, ku edhe i prezantoi kandidatët për deputetët në zgjedhjet e parakohshme të 5 qershorit. Kreu i kësaj partie, Rufi Osmani, theksoi se me përkushtimin më të madh moral dhe kombëtar dhe me kapacitetet e saja politike dhe kuadrovike, RDK do t`ia kthejë dinjitetin dhe krenarinë shqiptarëve. “Pas 20 vite të pluralizimit në Maqedoni dhe 10 vite nga lufta e vitit 2001, sot ndodhemi para një momenti të ri, para një kthese vendimtare që mund ta quaj e treta e vërteta”, tha Osmani. Ai më tej shtoi se dëshiron të rikujtoj se Qeveria e deritanishme ka miratuar programe, në të cilat as për 2 për qind nuk dedikoi mjete dhe investime për shqiptarët në arsim, ekonomi, kulturë dhe çështje tjera që kanë të bëjnë me shqiptarët.

“Mbi 200 milion euro për kulturën dhe identitetin sllav dhe kjo u bë me aminin e shqiptarëve në Qeveri. Na ofruan të mësojmë maqedonisht, sepse lideri i tyre dëshiron ta mësojë maqedonishten. BDI përkrahë përmendoret sllavo-maqedonase. Mbi 100 milion euro vetëm për kulturën maqedonase, mbi 100 milion euro për bujqit maqedonas, miliona euro për infrastrukturë dhe shpërndarjen e fondeve të BE-së dhe gjithçka tjetër diskriminuese”, tha lideri i RDK-së, për të shtuar se partia e tij nuk do të lejojë sjelljen e tillë diskriminuese, por se do të luftojë që të ketë hisen e vetë, që të ketë pjesën e parave publike, me ç’rast sipas tij, 25 për ind i këtij buxheti të shkojë për arsimin, ekonominë, kulturën, dhe sfera të tjera shoqërore për shqiptarët. “Ata lavdërohen se kanë bërë muze, pa shkoni dhe shikoni muzeun e VMRO-së. Por, unë i bëj thirrje popullit shqiptar që të dal në votime më 5 qershor dhe të ndërtojmë më pas një muze dhe përmendore atij njeriu dhe ta çojmë në histori”, tha Osmani. Ai më tej shtoi se partia që drejton mbetet e përkushtuar për rrugën e integrimit euroatlantik të vendit, ndërkohë që përsëriti ofertën për unitet midis spektrit politik shqiptar pas zgjedhjeve të parakohshme. Më 5 qershor, tha Osmani, fitore me RDK dhe t’i japim vendin e duhur atyre që s’mbajnë fjalën dhe premtimet publike.

Në konventën fjalim mbajti edhe kryesuesi i listës në Njësinë e parë zgjedhore Nuhi Aliu sipas të cilit shqiptarët për 20 vite kanë qenë të diskriminuar dhe të anashkaluar në çdo sferë jetësore dhe shoqërore, e institucionale, ndërsa tani pas 20 viteve Rufi Osmani dhe RDK do të kthejnë krenarinë dhe dinjitetin me njerëz të dëshmuar dhe me të arritura në jetën e tyre. Nga ana tjetër, kryesuesi i listës zgjedhore në Njësinë e dytë, Selver Jashari theksoi se më 5 qershor, shqiptarët do të festojnë bashkërisht fitoren me RDK. “Më 5 qershor do të kemi fitore bindëse, sepse kemi përkrahjen e të gjithë popullit shqiptar, ndërsa më 6 qershor, ata që deri tani nëpërkëmbën gjithçka tonën, do të zgjohen nga gjumi 20 vjeçar”, tha Jashari.

RDK në zgjedhjet e 5 qershorit, që janë edhe të parat për këtë parti, garon me moton “Ta kthejmë krenarinë”.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *