Home / Sport / Renova dhe Rabotniçki u ndanë në paqë

Renova dhe Rabotniçki u ndanë në paqë

Renova barazoi 2:2 me Rabotniçkin, Metalurgu luajti vetëm 1:1 me Horizont Turnovën, Vardari fitoi në fushë të Sileksit, Bregallnica ishte bindëse me Pelisterin. Metalurgu dalëngadalë e humb hapin me Shkëndijën në luftën për titullin e kampionit.

Në një ndeshje interesante, me katër gola të shënuar, kthesa në rezultat, penalti të humbur dhe shumë raste për të shënuar, Renova dhe Rabotniçki janë ndarë me barazimin 2:2, në takimin derbi të javës, që vendoste për skuadrën që do mbajë pozitën e tretë dhe do të sigurojë dalje në Europë. Renova e cila paralajmëroi fitore para këtij takimin, pas 30-të minutave lojë e pa veten në disavantazh prej dy golave. Rabotniçki në fillim vendosi një tempo shumë të lartë të lojës, e cila shkaktonte shumë probleme për futbolistët e kampionëve në fuqi. Në minutën e 8-të akison i mirë i miqve, pasime të sakta para zonës së Renovës, ndërsa Manevski zuri të papërgatitur portierin vendas Mushica, duke shënuar për epërsi të Rabotniçkit 1:0. Pas disa goditjeve të ndaluara nga Mushica, në minutën e 29-të, miqtë egzekutuan rivënie nga këndi, ndërsa Tunveski shfrytëzoi pakujdesinë e mborjtjes vendase duke çuar topin në rrjetë, për epërsi 2:0 për Rabotniçkin. Ky fakt solli nervozë të madhe në taborin e vendasve, ndërsa trajneri Sokoli për një moment vendosi për një lëvizje pak sa të çuditshme, duke bërë që në pjesën e parë tre zëvendësime në të njëjtën kohë. I pakënaqur me lojën, Sokoli nga fusha tërhoqi Emrullahun, Xhaferin dhe Gafurin, ndërsa në vend të tyre inkuadroi Gashin, Hysenin dhe Jançevskin. Vendasit në vazhdim të pjesës së parë insistonin të rrikthehen dhe në minutën e 45-të fituan një goditje dënimi, të cilën në mënyrë maestrale e egzekutoi Vullnet Emini, i cili zbuti rezultatin në 2:1. Në pjesën e dytë ndryshuan imazhet në fushë. Tani Rabotniçki ishte tërhequr në pjesën e vet, ndërsa Renova hodhi gjithçka në sulm në kërkim të golit të barazimit. Renova vazhdimisht insistonte të sulmojë dhe në një rast të tillë portieri mysafir ndërhyri ndaj Eminit, ndërsa arbitri Spirkovski tregoi në pikën e bardhë. Ylber Aliu mori përgjegjësinë të godasë nga pika e bardhë, mirëpo pa mundur të mposhtë portierin mysafir. Rabotniçki mundej të ndëshkojë këtë huqje, mirëpo edhe ata humbën disa mundësi të mira për të rritur avantazhin, ndërsa gjithë këtë e shfrytëzoi Renova. Ishte minuta e 62-të, kur Emini pasoi bukur për Ristovin, i cili me goditje të matur barazoi rezultatin në 2:2. Në vazhdim u zhvillua luftë e madhe për të marrë fitoren, të dyjsa skuadrat kishin mundësi për të shënuar, mirëpo në fund rezultati ishte 2:2. Me këtë epilog më e kënaqur mbetet Renova e cila tani ka 52 pikë, një më shumë se Rabotniçki në vendin e tretë. ‘Ndeshje në të cilën futbollistët e mij hynë shumë keq. Një pjesë e parë për tu haruar, të cilën miqtë e shfrytëzuan më së miri me dy gola të shënuar. Në vazhdim u përmirësuam, zbutëm rezultatin para fundit të pjesës së parë, ndërsa më vonë edhe barazuam. Mendoj se kishim raste edhe për të fituar takimin, mirëpo humbëm penalit si dhe disa mundësi tjera të mira. Patjetër të pranoj se edhe Rabotniçki u tregua si skuadër shumë e fortë, dhe ata kishin rastet e tyre për të fituar. Unë mbetem i pakënaqur me lojën e futbollistëve të mij, të cilët si duket është shumë vështirë të motivohen për të dhënë maksimumin’, tha pas ndeshjes trajneri i Renovës, Bylbyl Sokoli. Metalurgu dalëngadalë e humb hapin me Shkëndijën në luftën për titullin e kampionit, pasi të shtunën në fushë të vet barazuan 1:1 me Horizont Turnovën. Miqtë avansuan me golin e Milushevit në minutën 9-të, ndërsaa Bazhe Ilijoski barazoi në 1:1 para fundit të pjesës së parë. Vardari me golin e Silvës në minutën e 44 arriti të marrë fitore të madhe në Kratovë kundër Sileksit. Bregallnica në Shtip fitoi bindshëm 4:0 me Pelisterin. Popanev, Georgiev, Velinov dhe Aleksov ishin autor të golave për vendasit. Të dielën zhvillohet ndeshja mes Shkëndijës dhe Napredokut, ndërsa të hënën në program është takimi mes Teteksit dhe Skopjes.

Rezultatet:
Renova-Rabotniçki 2;2,
Metalurgu-Horizonti 1:1,
Sileksi-Vardari 0:1,
Bregallnica-Pelisteri 4:0,
Shkëndija-Napredoku,
Teteksi-Skopje.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *