Home / Sport / Renova dhe Shkëndija luajtën 1:1

Renova dhe Shkëndija luajtën 1:1

Kampionja e re e Maqedonisë Shkëndija, duke i’a marrë titullin Renovës, luajti 1:1 në derbin lokal të Tetovës, në kuadër të javës së 32-të në elitën e futbollit në vend. Pas kësaj jave, ka mbetur që xhiroja e fundit të vendosë vetëm për pozitën e tretë për të cilën luftojnë Renova dhe Rabotniçki. Gjithë dilemat tjera janë zgjidhur, kështu që titulli shkon te Shkëndija, Metalurgu duket i sigurtë në vendin e dytë, Pelisteri dhe Vardari shkojnë një kategori më poshtë, ndërsa në balotazh do luajnë Skopje dhe Napredoku.

Të shtunën në stadiumin e qytetit në Tetovë para rreth 8 000 spektatorëve u përballën kampioni i vjetër dhe ai i ri i Maqedonisë. Renova dhe Shkëndija janë ndarë me barazimin 1:1 në ndeshjen derbi të javës së 32-të në kuadër të Ligës së Parë të futbollit në Maqedoni. Renova në këtë takim vinte në kërkim të fitores për të siguruar pozitën e tretë që mundëson dalje në Europë, ndërsa Shkëndija pasi në mesjavë siguroi titullin e kampionit, këtë ndeshje e luante vetëm për prestigj. Mirëpo nga të dyja taboret para ndeshjes paralajmëruan se do të luajnë në fitore dhe kjo gjë mundësoi që takimi të sjellë lojë të hapur. Shkëndija dukej disi më e relaksuar, pasi pikët për ta nuk kishin kurfarë vlere, kështu që në minutën e 8-të pas një sulmi të shpejtë, Hasani assistoi për Sali, i cili çoi toin në rrjetë për epërsi të ‘kuqezinjëve’. Në vazhdim Shkëndija ishte skuadra që pati dominim dhe kishte raste për të shënuar, mirëpo rezultati mbeti 1:0. Në fillim të pjesës së dytë Renova hyri totalisht e orientuar në sulm, duke kërkuar golin e barazimit. Dhe xhepçishtasit në këtë fraksion kishin disa mundësi të mira për të shënuar, mirëpo nuk gjetën barazimin deri në minutën e 55-të, kur Jançevski shënoi për 1:1 pas assisit të Isenit. Renova në vazhdim kërkonte golin e fitores dhe ishte mendonte vetëm për sulm, ndërsa në kushte të këtilla në mbrojtje u hapën shumë hapsira për kundërsulme të ‘kuqezinjëve’. Dhe Shkëndija kishte disa mundësi të mira për të sjellë golin e dytë, kur pas depëritmeve nga krahu i djathtë, dy mundësi humbën Sali dhe Hasani. Më vonë Izair Emini solli një projektil të fortë nga distanca, mirëpo topi u ndal në traversën e Mushicës. Rastin e takimit e kishte Ferhan Hasani i cili pasi bëri një shëtitje në zonën e Renovës, në momentet vendimtare u tregua egoist dhe në vend të assistojë për Mustafin, ai huqi rrjetën e zbrazët. Në anën tjetër Renova vazhdimisht kërkonte sulmuesit shtatlartë Aliun, Jançevskin dhe Isenin, mirëpo mbrojtja ‘kuqezi’ vazhdimisht ishte në nivel të detyrës. Në fund takimi u mbyll me rezultatin e barabartë 1:1, i cili Renovën e mban në pozitën e tretë, mirëpo tani me kusht që të fitojë ndeshjen e javës së 33-të në fushë të Bregallnicës. Në anën tjetër Shkëndija e cila luajti pa ngarkesë, me këtë barazim vetëm se vazhdoi serinë e 20-të ndeshjeve pa disfatë, që për ta është rekord absolut në Ligën e Parë. ‘Ndeshje interesante, e hapur dhe e bukur për shikuesit. Ne me këtë rezultat nuk mund të jemi të kënaqur pasi na mbetet që Europën ta sigurojmë në ndeshjen e fundit në fushë të Bregallnicës. Mirëpo jam i kënaqur nga loja dhe angazhimi i futbollistëve të mi. Mendoj se është dashur të rezikojmë më shumë në një takim ku na duhej vetëm fitorja, ndërsa përballë kishim një kundërshtar që ishte tërësisht i shkakruar nga imperativi i pikëve. Të dyja ekipet patën rastet e tyre dhe mundeshin të fitojnë, mirëpo edhe të humbin takimin, kështu që mendoj se rezultati është i realtë’, deklaroi pas ndeshjes trajneri i Renovës, Bylbyl Sokoli. Në anën tjetët kolegu i tij në pankinën e Shkëndijës, Qatip Osmani u shpreh i kënaqur me lojën. ‘Lojë e mirë, në të cilën futbollistët e mi krijuan shumë raste për të shënuar, mirëpo realizuam vetëm një. Edhe në pjesën e parë kishim dominim edhe në të dytën, mirëpo në momentet vendimtare mungoi finalizimi i aksioneve. Sigurisht që fakti që ne siguruam titullin para kohe ka ndikuar që futbollistët deri diku të jenë më të relaksuar. Neve na mbetet tani edhe një ndeshje, ajo e fundit me Metalurgun, ku si gjithmonë do të kërkojmë fitore’, përfundoi ‘Qato’. Në ndeshjet tjera finalistët e Kupës së Maqedonisë Metalurgu dhe Teteksi luajtën baraz 1:1, Rabotniçki deklasoi 7:0 Bregallnicën, Horizonti fitoi 2:0 Sileksin, Skopje fitoi 3:1 në transfertë te Napredoku, ndërsa në derbin e ‘Ligës së Dytë’, Pelisteri mundi Vardarin 1:0.

Rezultatet:
Renova-Shkëndija 1:1,
Metalurgu-Teteksi 1:1,
Rabotniçki-Bregallnica 7:0,
Horizonti-Sileksi 2:0,
Napredoku-Skopje 1:3,
Pelisteri-Vardari 1:0.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *