Home / Lajme / Rajon / Rexhepi: Idetë për ndarjen e Kosovës të papranueshme

Rexhepi: Idetë për ndarjen e Kosovës të papranueshme

16 maj-“Kjo është një ide regresive, për të cilën nuk ka vend. Ndërkohë që ne përpiqemi të bëhemi pjesë e një Evrope të bashkuar, idetë e këtilla janë të papranueshme, qoftë për qeverinë tonë, qoftë për komunitetin ndërkombëtar”, ka thënë Rexhepi për Radion Evropa e Lirë.

Ministri i Punëve të Brendshme në Republikën e Kosovës, Bajram Rexhepi, i ka cilësuar si të papranueshme idetë për ndarjen e Kosovës, të cilat kohët e fundit po artikulohen nga disa zyrtarë të qeverisë serbe në Beograd.

“Kjo është një ide regresive, për të cilën nuk ka vend. Ndërkohë që ne përpiqemi të bëhemi pjesë e një Evrope të bashkuar, idetë e këtilla janë të papranueshme, qoftë për qeverinë tonë, qoftë për komunitetin ndërkombëtar”, ka thënë Rexhepi për Radion Evropa e Lirë.

Ai ka shtuar se Beogradit i është bërë e qartë se kjo temë nuk do të jetë pjesë e bisedimeve dhe se pala kosovare nuk do ta pranonte kurrë një gjë të këtillë

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *