Home / Lajme / Maqedoni / Riker shpallet lidershipi i 2010-s

Riker shpallet lidershipi i 2010-s

5 maj-“Jam thellë i nderuar dhe këtë shpërblim ia dedikoj tërë ekipit tim në ambasadën e SHBA-ve në Shkup, për detyrat që kemi realizuar bashkërisht. Kanë qenë tri vite të mrekullueshme dhe e di që ambasada jonë do vazhdojë të angazhohet si pasojë e marrëdhënieve të mira që kemi me Maqedoninë, dhe të punojmë në detyrat e ardhshme për një ardhmëri më të mirë për të gjithë ne”, tha ambasadori Riker

Ambasadori i SHBA-ve në Maqedoni, Filip Riker, është dekoruar sot me çmimin “Lider i vitit”, nga Instituti për Demokraci dhe Zhvillim i Universitetit të Evropës Juglindore. Drejtori i këtij Instituti, Veton Latifi është shprehur me këtë rast, se ndihma për paqen dhe stabilitetin e Maqedonisë, si dhe ndihma drejt eurointegrimeve nga ambasadori Riker dhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk ka munguar asnjëherë. “Instituti për Demokraci dhe Zhvillim ka nderin të njoftojë se ka vendosur të ndaj çmimin për lidership ambasadorit të SHBA-ve në Shkup, Filip Riker. Ky çmim iu ndahet personaliteteve të dalluara publike apo institucioneve, të cilët vlerësohen të kenë shfaqur rezultate të theksuara dhe përpjekje në konsolidimin demokratik dhe procesin reformues në Maqedoni. Këshilli për ndarjen e çmimit konsideron se gjatë vitit 2010, ambasadori Riker ka demonstruar një lidership të jashtëzakonshëm për përforcimin e kapaciteteve demokratike të vendit dhe me aktivitetet e tij, ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për të përkrahur qytetarët e këtij vendi”, tha Veton Latifi. Riker, pasi ka falendëruar Institutin për çmimin, ka porositur poashtu liderët politikë të vendit që të tregojnë lidershipin e vërtetë në zgjedhjet e 5 qershorit, me qëllim që ato të kalojnë në frymë të qetë dhe demokratike. “Jam thellë i nderuar dhe këtë shpërblim ia dedikoj tërë ekipit tim në ambasadën e SHBA-ve në Shkup, për detyrat që kemi realizuar bashkërisht. Kanë qenë tri vite të mrekullueshme dhe e di që ambasada jonë do vazhdojë të angazhohet si pasojë e marrëdhënieve të mira që kemi me Maqedoninë, dhe të punojmë në detyrat e ardhshme për një ardhmëri më të mirë për të gjithë ne”, tha Riker, pas marrjes së çmimit. Këshilli për ndarjen e çmimit për lidership konsideron se gjatë vitit 2010, ambasadori Riker ka demonstruar një lidership të jashtëzakonshëm në përforcimin e kapaciteteve demokratike të vendit. Me aktivitetet e tij, ai ka dhënë një kontribut të rëndësishëm për të përkrahur qytetarët e vendit për të krijuar një besim, durim dhe vizion të qëndrueshëm për integrimin e vendit në BE dhe NATO. Ka qenë një ndikimi tejet i madh inkurajimi i tij për qytetarët e Maqedonisë për të ruajtur shpresën në procesin i integrimit dhe që mos të zhvendosen nga binaret e integrimit, edhe përskaj kohërave të vështira e të komplikuara me të cilat është ballafaquar vendi dhe qytetarët. Ai ka punuar fuqishëm dhe në mënyrë të guximshme me autoritetet e Maqedonisë, shoqërinë civile dhe qytetarët e këtij vendi në procesin e reformave institucionale, thuhet në arsyetimin e institutit. Ndryshe kjo është dekorata e tretë që ndahet për lidership nga Instituti për Demokraci dhe zhvillim, pas asaj që iu nda ish-euroambasadorit Ervan Fuere, dhe televizionit Alsat-M. Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë edhe ambasadori i BE-së në Shkup, Piter Soerensen, ambasadori i Shqipërisë, Arben Çejku, ambasadori i Kosovës, Skënder Durmishi, studentë, profesorë dhe stafi akademik i UEJL-së. (U.H.)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *