Home / Sport / Rufeja-M siguron kualifikimin në Ligën e Dytë

Rufeja-M siguron kualifikimin në Ligën e Dytë

‘Jemi të kënaqur me suksesin e arritur, pasi ne vazhdimisht kemi punuar për këtë. Më vjen mirë që puna jonë dha fryt dhe ne tani shijojmë titullin e kampionit, katër javë para fundit të kampionatit. Ne në ndeshjen e fundit me rivalin për kreun Lubotenin treguam se me meritë jemi të parët dhe se për një nuansë ishim më kualitativ se tjerët në këtë konkurencë’, deklaroi drejtori sportiv i KF Rufeja-M, Jasin Fetishi.

Klubi i futbollit Rufeja-M nga fshati Miletinë i Tetovës me fitoren e fundit 1:0 përballë rivalit direkt për kreun e tabelës, Lubotenit, edhe matematikisht ka siguruar titullin e kampionit në Ligën e Tretë veri-perendim, që njëherit don të thotë inkuadrim në Ligën e Dytë të futbollit të Maqedonisë. Ky është kurorëzim i punës së palodhshme dhe profesionale që bën kryesia e kësaj skuadre, së bashku me stafin teknik dhe futbollistët. Rufeja këtë fundjavë u përball me konkurentin për kreun e tabelës Lubotenin, dhe pas një loje të mirë, interesante dhe cilësore, Rufeja-M fitoi 1:0 me golin e vetëm të shënuar nga Jeton Shaqiri. Këto tre pikë KF Rufeja-M e çojnë në diferencë të madhe para Lubotenit, duke bërë të sigurtë titullin e kampionit, katër javë para fundit të kampionatit. Rufeja-M deri tani ka zhvilluar 8-të takime, në të cilat ka efekt të 100%, që e çojnë ekipin në kuptën e 24 pikëve. Në vend të dytë është Luboteni me 16-të pikë. Katër xhiro deri në fund të kampionatit, Rufeja ka edhe tre ndeshje për tu zhvilluar, ndërsa një javë do të jetë e lirë. Pra Rufeja-M javën e ardhshme është e lirë, ndërsa më pas do luajnë si mysafirë të Reçicës, deri sa si vendas do tëp resin Flamurtarin e Debreshit dhe Rininë e Çajles.
‘Jemi të kënaqur me suksesin e arritur, pasi ne vazhdimisht kemi punuar për këtë. Më vjen mirë që puna jonë dha fryt dhe ne tani shijojmë titullin e kampionit, katër javë para fundit të kampionatit. Ne në ndeshjen e fundit me rivalin për kreun Lubotenin treguam se me meritë jemi të parët dhe se për një nuansë ishim më kualitativ se tjerët në këtë konkurencë’, deklaroi drejtori sportiv i KF Rufeja-M, Jasin Fetishi. Ai shtoi se ekipi nuk do ndalet këtu, përkundrazi do të vazhdojë të punojë për të ngritur ekipin në nivel edhe më të lartë. ‘Ambiciet tona janë që së pari të krijojmë një ekip stabil që pa problem do të garojë në Ligën e Dytë. Planifikojmë rikonstruim të plotë të kategorive të reja, prej kun ë të ardhmen shpresojmë të furnizojmë me futbollistë të rrinjë dhe cilësorë edhe ekipin e parë. Nëse këto i realizojmë me sukses, atëherë ne do të atakojmë edhe në inkuadrim në Ligën e Parë. Ky është qëllimi jonë në një afat më të gjatë, pasi është normale që të na tërheqë Liga e Parë, ku gjithçka është ndryshe, si në interesim, në organizim, garim dhe nivel më të lartë të lojës, e të ndryshme. Ndryshe dua vetëm te cek se drejtuesit e Ligës së Tretë që në fillim të kampionatit na kanë njoftuar se kampioni i ligës nuk do të luajë në balotazh, por drejtëpërsëdrejti do të kualifikohet në Ligën e Dytë’, përfundoi Jasin Fetishi, i cili është dora e djathtë e sponsorit të KF Rufeja-M, Samet Rasimit.

Në ndeshjen kundër Lubotenit, për KF Rufeja-M, luajtën këto futbollistë: 1. Besim Adili, 2. Burhamedin Musai, 3. Liris Bexheti, 4. Arijan Velii, 5. Rahim Memedi, 6.Dejan Dimitreski , 15. Filip Gjorgjievski, 7. Albin Aliai, 8. Fatmir Bejtullai, 9. Lubço Koleski, 10. Jeton Shaqiri.
Në pankinë: 12. Dimitar Petreski, 13. Shqiprim Hasani, 14. Dritan Rahmani, 17. Darko Radeski, 16. Fatmir Ramadani, 11. Bajram Memedi, 18. Fatmir Amiti.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *