Home / Lajme / Maqedoni / Shaqiri i kundërpërgjigjet Ermira Mehmetit

Shaqiri i kundërpërgjigjet Ermira Mehmetit

8 maj-Sipas tij, BDI e kishte të vështirë të nxjerrë një kandidat që do të ballafaqohet me Xhezair Shaqirin – Hoxhën dhe ka nxjerrë një grua të mbrojë rajonin e luftës, rajonin e Karadakut dhe Kumanovës.

Xhezair Shaqiri, kandidati i BDSH-PDK për deputetë në zonën e 2 zgjedhore ka reaguar kundër deklarimeve të kandidates së BDI-së, Ermira Mehmeti-Devaja.

“Përkundër obstruksioneve të vazhdueshme që partitë në pushtet duke përfshirë edhe BDI-në ia kanë bërë kandidaturës së Xhezair Shaqirit – ish Komandant Hoxha, sërish qëllimi që Komandant Hoxha të dalë për deputet është arritur dhe dëshirat e armiqve nuk u plotësuan. Deklarata e znj. Ermira Mehmetit se votat për partitë e vogla shkojnë në dobi të maqedonasve të rikujtojnë edhe një herë politikën false dhe vëllazërore që ajo dhe partia e saj e kanë bërë deri më tani me VMRO DPMNE-në duke i shitur interesat e shqiptarëve. Ermira Mehmeti si një grua e emancipuar mos të tentojë t’i mashtrojë edhe një herë shqiptarët duke folur shumë e duke mos thënë asgjë. E ka të kotë t’i mbrojë dështimet e BDI-së, politikën destruktive të kësaj partie, fukarallëkun që e kanë mbjellë te shqiptarët, sulmet ndaj shqiptarëve etj. Populli ju ka deshifruar gjithë politikën tuaj nënçmuese”, theksoi Xhezair Shaqiri.

Sipas tij, BDI e kishte të vështirë të nxjerrë një kandidat që do të ballafaqohet me Xhezair Shaqirin – Hoxhën dhe ka nxjerrë një grua të mbrojë rajonin e luftës, rajonin e Karadakut dhe Kumanovës.

“Andaj, Ermira Mehmeti është e vogël që të mbrojë çështjen shqiptare dhe e mirëpresim të ballafaqohet me komandantin e UÇK-së që me pushkë në krah i ka mbrojtur këto troje, atëherë kur Ermira nëpër disko luante me miqtë e saj maqedonas”, theksoi Shaqiri.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *