Home / Lajme / Maqedoni / Shaqiri:Tendenca për minimin e kandidaturës time

Shaqiri:Tendenca për minimin e kandidaturës time

6 maj-“Unë nuk kërkoj mandat nga gjykatat antishqiptare që montojnë procese gjyqësore kundër shqiptarëve, por kërkoj mandat nga populli që të mbrojë interesat e popullit shqiptar në Maqedoni. Unë i nënshtrohem vetëm vullnetit të popullit tim për të cilin jam në gjendje të sakrifikoj cdo gjë”, ka theksuar Xhezair Shaqiri.

Bartësi i listës së kandidatëve të deputetëve të BDSH-së, Xhezair Shaqiri-Hoxha thekson se qarqe të caktuara po tentojnë të minojnë kandidaturën e tij për deputet.

Lidhur me këtë ai i kundërpërgjigjet lajmeve të ndryshme, për emrin e tij të lidhur me një ngjarje që sipas tij, është proces i montuar dhe që mbahet për qëllime politike nga pushteti maqedonas.

“Unë nuk kërkoj mandat nga gjykatat antishqiptare që montojnë procese gjyqësore kundër shqiptarëve, por kërkoj mandat nga populli që të mbrojë interesat e popullit shqiptar në Maqedoni. Unë i nënshtrohem vetëm vullnetit të popullit tim për të cilin jam në gjendje të sakrifikoj cdo gjë”, ka theksuar Xhezair Shaqiri.

Pala mbrojtëse e Shaqiri ka vlerësuar se ai e ka të drejtën që të kandidojë për deputetë dhe nuk ka asnjë lloj pengese ligjore.

Zëdhënësja e KSHZ-së, Slavica Oxhaklievska ka theksuar se deri tani janë në fazën e shqyrtimit të gjitha listat dhe se 48 orë pas shqyrtimit të tyre, partitë dhe listat e qytetarëve do të njoftohen për parregullësi të mundshme.

Pas kësaj, partitë do të kenë afat që të shprehin ankesat e tyre. Ajo nuk ka bërë me dije asgjë lidhur me parregullësitë apo refuzim të ndonjë liste zgjedhore për deputet

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *