Home / Lajme / Maqedoni / SHBA-të do të vëzhgojnë fuqishëm zgjedhjet

SHBA-të do të vëzhgojnë fuqishëm zgjedhjet

10 maj-“Ambasadori Reeker manifestoi qartё se kёto zgjedhje janё vendimtare pёr ardhmёrinё e procesit të integrimit dhe prosperitetin e vendit dhe se qeveria dhe opozita duhet të garantojnë jo vetëm verbalisht por institucionalisht mbarёvajtjen e zgjedhjeve fer dhe korrekte”, thuhet në kumtesë.

Nё vazhdën e takimeve me ambasadorët e huaj nё vend, kryetari i Rilindjes Demokratike Kombëtare, Rufi Osmani ka takuar ambasadorin e SHBA-ve nё Shkup, Philip Reeker, nё rezidencёn e tij private nё Shkup.
Në kumtesën e lëshuar nga RDK, thuhet se nё kёtё takim shumë përmbajtjesor u diskutua rreth zgjedhjeve tё parakohshme të 5 qershorit në funksion të arritjes së standardeve demokratike dhe eliminimit te parregullsive eventuale që kanë qenë karakteristikë dalluese e historikut të zgjedhjeve politike në Maqedoni. “Ambasadori Reeker manifestoi qartё se kёto zgjedhje janё vendimtare pёr ardhmёrinё e procesit të integrimit dhe prosperitetin e vendit dhe se qeveria dhe opozita duhet të garantojnë jo vetëm verbalisht por institucionalisht mbarёvajtjen e zgjedhjeve fer dhe korrekte”, thuhet në kumtesë.
Ambasadori Reeker gjithashtu ka siguruar kryetarin e RDK-sё, se Shtetet e Bashkuara tё Amerikёs do tё vёzhgojnë fuqishёm kёto zgjedhje dhe nga ky vёzhgim do tё varet raporti qё do t’ia dёrgojnë Uashingtonit zyrtar pёr pёrgatitjen ose mos pёrgatitjen e Maqedonisё pёr t’u futur nё klubin e vendeve anëtare tё NATO-s dhe BE-së.
Kryetari i RDK-së, Rufi Osmani nga ana e tij ka shprehur konsideratën e lartë për rolin avangardë qё ambasadori Reeker ka manifestuar në funksion të ruajtjes së stabilitetit dhe prosperitetit të vendit dhe kthjellimit të politikanëve të vendit në vendimmarrjen me rëndësi strategjike për perspektivën e qytetarëve të Maqedonisë. Osmani i garantoi ambasadorit Reeker se RDK-ja është parti e cila do të jetë pjesë e zgjidhjes së problemeve të vendit në mënyre demokratike dhe se realizimi i zgjedhjeve të lira dhe të pranueshme për të gjithë, është standard dhe vlerë demokratike e padiskutueshme.
Kryetari i RDK-sё pёrsёriti qёndrimin e tij qё pas zgjedhjeve, partitё politike shqiptare tё unifikohen si njё bllok unik politik në funksion tё faktorizimit politik të shqiptareve dhe dhënies së kontributit shtesë në përshpejtimin e procesit të integrimit të vendit dhe hapjes së perspektivave të reja për të gjithë qytetarët e vendit.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *