Home / Lajme / Maqedoni / Shënohet 10 vjetori i fillimit të konfliktit

Shënohet 10 vjetori i fillimit të konfliktit

3 maj-Ish-përfaqësuesi politik, njëherit kryetar aktual i BDI-së Ali Ahmeti me këtë rast bëri thirrje që shqiptarët në Maqedoni të ruajnë vlerat të cilat i kanë arritur me gjakun e dëshmorëve. “Kombi shqiptar në ish-Jugosllavi nuk bëri luftë spontane por për të janë grisur me qindra e qindra libra e beteja duke filluar që nga Skënderbeu e deri më tani. Universitetet tona duhet të jenë burim i diturisë, aty duhet të prodhohet atomi shqiptar. Universitetin që e keni në Kumanovë u ndërtua me gjakun e dëshmorëve”, tha Ahmeti.

Dhjetë vjetori i fillimit të konfliktit të armatosur në rajonin e Kradakut, u shënua në Sllupçan të Komunës së Likovës me një ceremoni ku morën pjesë ish-ushtarë të UÇK-së, invalidë të luftës, familjarë të dëshmorëve, si dhe ish-drejtuesit politik të UÇK-së.

Ish-përfaqësuesi politik, njëherit kryetar aktual i BDI-së Ali Ahmeti me këtë rast bëri thirrje që shqiptarët në Maqedoni të ruajnë vlerat të cilat i kanë arritur me gjakun e dëshmorëve. “Kombi shqiptar në ish-Jugosllavi nuk bëri luftë spontane por për të janë grisur me qindra e qindra libra e beteja duke filluar që nga Skënderbeu e deri më tani. Universitetet tona duhet të jenë burim i diturisë, aty duhet të prodhohet atomi shqiptar. Universitetin që e keni në Kumanovë u ndërtua me gjakun e dëshmorëve”, tha Ahmeti.

“Vendi juaj mori emrin në historinë tonë si vendi që nuk e la vetë vendin por që e mbajti fjalën, nuk i lëshojmë trojet pa këndua çyçja kullë më kullë”, tha Fazli Veliu, njëherit edhe kryetari i Shoqatës së Veteranëve të Luftës. Në emër të familjeve të martirëve foli deputeti i DR-së Abedin Zyberi i cili tha se atë që e kanë arritur shqiptarët në luftë e kanë humbur gjatë këtyre dhjetë viteve me politikë. Zymberi me këtë rast përmendi burgosjen e mbi 100 ushtarëve të UÇK-së, montimin e rasteve si dhe mos zgjidhjen e statusit të dëshmorëve. Fjalime mbajtën edhe kryetari i Komunës së Likovës, Sadulla Duraku, ish- deputeti Fatmir Hasani dhe përfaqësues tjerë. Në fund të ceremonisë, mysafirët bënë homazhe edhe tek varrezat e dëshmorëve në fshatin Sllupçan.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *