Home / Sport / Shkëndija konfirmohet kampione!?

Shkëndija konfirmohet kampione!?

‘Kuqezinjtë’ tetovarë kanë nevoj vetëm për një pikë në tre ndeshjet e ardhshme, për tu shpallur edhe matematikisht kampionë të ri të Maqedonisë. Rastin e parë për tu shpallur kampionë, Shkëndija do të ketë të martë, kur në stadiumin e qytetit në Tetovë do të përballet me Rabotniçkin. Derbi interesant pritet edhe në duelin mes Metalurgut dhe Renovës. Ndeshja mes Teteksit dhe Vardarit do të zhvillohet në stadiumin e fshatit Bogovinë.

Të martën Liga e Parë e futbollit në vend sjell ndeshjet e javës së 31-të, në të cilën pritet që Shkëndija e Tetovës të konfirmojë titullin e kampionit. ‘Kuqezinjëve’ u nevojitet vetëm një pikë kundër Rabontiçkit, për të siguruar edhe matematikisht titullin e parë në historinë e tyre. ‘Ne jemi shumë pranë titullit, pasi duke u bazuar në ecurinë e deritashme të ekipit, thuajse është e pamundur që të humbim tre ndeshjet e rradhës, plus Metalurgu të na mundë në Tetovë me 4:0. Mirëpo ne nuk jemi të preokupuar me këto statistika, pasi duam të përfundojmë me stil një kampionat të shkëlqyer. Do kërkojmë fitore kundër Rabotniçkit, ndërsa njëjtë do t’i qasemi lojës edhe kundër Renovës dhe Metalurgut. Ne duam të kënaqim tifozët tanë që në mbështetin gjatë gjithë kohës dhe dimë që ata po përgatisin një festë të madhe. Pra u them të gjithëve në emër të shokve të skuadrës, se ne do të bëjmë maksimumin që të fitojmë të tre ndeshjet e fundit, duke filluar nga dueli me Rabotniçkin’, deklaroi garidani i Shkëndijës, Suad Zendeli. Fakti që Shkëndija është pranë promovimit si kampione ka bërë që Tetova të jetë nën tension të vazhdueshëm të tifozerisë, kështu që pritet në stadium të ketë numër rekord shikuesish. Sa i përket ekipit, trajneri Osmani ka të gatshëm të gjithë futbollistët, ndërsa pritet që pas një kohe të gjatë të kthehet edhe Ardian Cuculi. Duel interesant do të zhvillohet edhe në Shkup, ku Metalurgu do të përballet me Renovën, në takimin ku të dyja skuadrat kërkojnë të përforcojnë pozitat e tyre në renditje për të aptur të sigurtë Europën. Renova pas fitores kundër Teteksit duket e sigurtë në vendin e tretë, mirëpo ata nuk duan të rrezikojnë asgjë, kështu që paralajmërojnë lojë për fitore. ‘Ne shkojmë në Shkup pa kalkulime. Do luajmë për fitore edhe pse edhe barazimi do na kryente punë. Metalurgu ka ekip të mirë dhe cilësor, jorastësisht mbajën vendin e dytë dhe ne respektojmë maksimalisht ata. Megjithatë besojmë edhe në forcat tona dhe për këtë mendoj se kemi kapacitet për të marë rezultat pozitiv në fushë të Metalurgut’, deklaroi mesfushori shkupjan i Renovës, Muharem Bajrami. Në ndeshjet tjera Teteksi do të përballet me Vardarin në takimin i cili do të zhvillohet në stadiumin e fshatit Bogovinë në Tetovë. Teteksi kërkon pikët për shmangjen e balotazhit, ndërsa Vardari me shumë gjasa do të përshëndetet nga Liga e Parë. Sileksi takohet me Napredokun, Bregallnica pret Horizontin, ndërsa Skopje nuk pritet të ketë probleme me Pelisterin.

Dyshet e javës së 31:
Shkëndija-Rabotniçki,
Metalurgu-Renova,
Teteksi-Vardari,
Sileksi-Napredoku,
Bregallnica-Horizonti,
Skopje-Pelisteri.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *