Home / Sport / Shkëndija një pikë pranë titullit

Shkëndija një pikë pranë titullit

‘Lojë e mirë dhe fitore e merituar. Mendoj se kjo është Shkëndija e vërtetë, Shkëndija dominuese dhe e pandalshme. Futbollistët dhanë një performansë të shkëlqyeshme dhe në këtë drejtim kontriboi gjendja shumë e mirë e terenit të Turnovë. Në kemi ekip që luan lojë të shpjetë me shumë pasime dhe për këtë nevoitet fushë adekuate. Këtu ka qenë shkaku që deri tani nuk mundnim të gjejmë rritmin që kishim në ndeshjet kontrolluese në Antali të Turqisë. Mirëpo tani të gjithë panë dhe u vërtetuan në forcën e kësaj skuadre, ndërsa deri në fund shpresoj të vazhdojmë me këtë rritëm. Tani na duhet vetëm, një pikë për të kapur titullin, mirëpo ne nuk preokupohemi shumë me këtë. Ne do vazhdojmë të luajmë mirë si deri më tani, ndërsa titulli do të vijë vetë te ne’, deklaroi pas ndeshjes me Horizontin, ndihmës trajneri i Shkëndijës, Erhan Selimi.

Shkëndija e Tetovës ka shkuar në një pikë pranë sigurimit matematikor të titullit të kampionit pasi të shtunën mundi Horizont Turnovën 2:0 si mysafirë dhe pas barazimit 1:1 mes Rabotniçkit dhe Metalurgut, ‘kuqezinjtë’ në tre xhirot e mbetyra kanë nevojë vetëm për një barazim dhe trofeu do të jetë i tyre. Dhe këtë skuadra nga Tetova e bën me plotë meritë, pasi ka dominuar gjithë sezonin Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë, duke treguar klas të lartë, futboll fantastik dhe që është më e rëndësishmja duke mundur bindshëm të gjithë konkurentët për kreun e tabelës. Në ndeshjen e të shtunës Shkëndija hyri pa kurfarë kalkulimi, e ambientuar mirë në gjendjen e shkëlqyeshme të terenit në stadiumin në Turnovë të Strumicës, që u dha mundësi për të performuar në shkëlqimin e vërtetë të tyre. Këshu skuadra e Horizontit mbeti e strukur në pjesën e saj, ndërsa Shkëndija bënte lojë të bukur, me shumë kombinime dhe aksione të mira para portës kundërshtare. Pas disa rasteve të humbura, ‘kuqezinjtë’ avansuan në minutën e 35-të me golin e bukur të Muhamed Huseinit. Vendasit pas golit të pranuar provuan të përgjigjen, mirëpo Shkëndija ishte përsëri skuadra që diktonte tempon e lojës, mirëpo pa mundur të ndryshoje rezultatin deri në mbyllje të pjesës së parë. Në pjesën e dytë imazhe të njëjta në fushë. Vendasit tentonin të gjejnë rastin e tyre për të barazuar, ndërsa Shkëndija me lojë të bukur dhe kreative ‘sundonte’ në fushë dhe kërkonte golin e dytë, për të mbyllur fatin e takimit. Në minutën e 52-të aksion i mirë i ‘kuqezinjëve’, ndërsa Ferhan Hasani ndalen në mënyrë të parregullt në zonën kundërshtare, duke fituar penalti për skuadrën e tij. Vetë Hasani mori përgjegjësinë për të egzekutuar 11-të metërshin, dhe me goditje të saktë çoi topin në rrjetë për epërsi 2:0. Në vazhdim Shkëndija vazhdoi të bëjë lojën e saj, duke mos lejuar vendasve në asnjë moment të rrezikojnë fitoren e tyre, ndërsa nëse do të kishin pak më shumë fat, ‘kuqezinjtë’ nga Turnova do të ktheheshin me fitore edhe më të lartë. ‘Lojë e mirë dhe fitore e merituar. Mendoj se kjo është Shkëndija e vërtetë, Shkëndija dominuese dhe e pandalshme. Futbollistët dhanë një performansë të shkëlqyeshme dhe në këtë drejtim kontriboi gjendja shumë e mirë e terenit të Turnovë. Në kemi ekip që luan lojë të shpjetë me shumë pasime dhe për këtë nevoitet fushë adekuate. Këtu ka qenë shkaku që deri tani nuk mundnim të gjejmë rritmin që kishim në ndeshjet kontrolluese në Antali të Turqisë. Mirëpo tani të gjithë panë dhe u vërtetuan në forcën e kësaj skuadre, ndërsa deri në fund shpresoj të vazhdojmë me këtë rritëm. Tani na duhet vetëm, një pikë për të kapur titullin, mirëpo ne nuk preokupohemi shumë me këtë. Ne do vazhdojmë të luajmë mirë si deri më tani, ndërsa titulli do të vijë vetë te ne’, deklaroi pas ndeshjes me Horizontin, ndihmës trajneri i Shkëndijës, Erhan Selimi. Shkëndija tani me këtë fitore shkon në shifrën e 67-të pikëv, 9-të më shumë se skuadra e vendit të dytë, Metalurgu. Tani ‘kuqezinjtë’ për të konfirmuar edhe matematikisht titullin kanë nevojë edhe për një pikë dhe këtë gjë do ta kërkojnë në sfidën e të martës, kur në Tetovë do të takohen me Rabotniçkin. Renova ka mundur Teteksin 4:2 në derbin lokal të Tetovës, duke përforcuar pozitën e tretë në renditjen tabelare. Në një ndeshje interesante me shuma raste dhe gjashtë gola të shënuar, Renova u tregua skuadër më e pjekur dhe në fund edhe pse vuajti shumë, megjithatë me meritë mori fitoren. Kampionët në fuqi Renova avansuan në minutën e 27-të me anë të Vullnet Eminit, ndërsa Teteksi pas gjashtë minutave barazoi në 1:1 me golin e Siljanovskit.tre minuta pas fillimit të pjesës së dytë Emini egzekutoi goditje dënimi, ndërsa Stepanovski me kokë drejtoi topin në rrjetë, për epërsi të re të Renovës, tani 2:1. Në minutën e 63-të portieri i Teteksit, Jovanovski u ndëshkua me karton të kuq, dhe këtu u duk se Teteksi do të dorëzohet. Megjithatë në minutat në vazhdim ndodhi ajo që më pak pritej kur Stolevski barazoi rezultatin në 2:2. Mirëpo Renova nuk u dorëzua këtu dhe dëri në fund të ndeshjes solli edhe dy gola përmes Ismailit dhe Jançevskit, për fitore të merituar 4:2. Renova me këtë fitore arrin në kuotën e 55 pikëve, duke përfrocuar vendin e tretë në renditje, me 3 pikë më shumë se Rabotniçki që këtë javë barazoi 1:1 me Metalurgun. Në ndeshjet tjera, në stadiumin ‘Filipi i Dytë’ në Shkup, Rabotniçki dhe Metalurgu janë ndarë baraz 1:1, duke humbur nga dy pikë të vlefshme në luftën për të përmbushur ambicet e tyre. Rezultat 0:0 kishte edhe në duelin Vardari-Skopje, që skuadrën me më shumë trofe në vend e len shumë pranë Ligës së Dytë. Sileksi me shumë mund ka mundur 3:2 Pelisterin në Manastir, ndërsa Napredoku dhe Bregallnica janë ndarë me barazim pa gola.

Rezultatet:
Horizonti-Shkëndija 0:2,
Renova-Teteksi 4:2,
Rabotniçki-Metalurgu 1:1
Vardari-Skopje 0:0,
Pelisteri-Sileksi 2:3 dhe
Napredoku-Bregallnica 0:0.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *