Home / Lajme / Rajon / Shqipëria në heshtje zgjedhore

Shqipëria në heshtje zgjedhore

7 maj-Pas një fushate elektorale intensive, Shqipëria sot ka hyrë në heshtje të plotë zgjedhore, e cila ka filluar mesnatën e së premtes dhe do të vazhdojë deri në momentin që mbyllet votimi.

Dita e heshtjes zgjedhore, përkatësisht e shtuna është përcaktuar si ditë e reflektimit të qytetarëve përballë alternativave dhe për të vendosur për më të mirën.

Në periudhën e heshtjes zgjedhore nuk lejohet asnjë lloj fushate zgjedhore nëpërmjet organeve të medies, si dhe zhvillimi i mitingjeve ose i veprimtarive të tjera zgjedhore të subjekteve zgjedhore. Fushata elektorale u mbyll dje pasdite pothuajse në të njëjtin orar prej dy partive politike më të mëdha në vend.

Subjektet politike përgjatë 30 ditëve, në takime me zgjedhësit shpalosën programet dhe alternativat e tyre për qeverisjen vendore gjatë katër viteve të ardhshëm. Në zgjedhje do të marrin pjesë të gjithë shtetasit shqiptarë, mbi 18 vjeç, përfshirë këtu edhe ata që mbushin këtë moshë më 8 maj të cilët kanë të drejtë të votojnë.

Për të votuar duhet të jenë të pajisur me një dokument identifikimi, kartë identiteti dhe pasaportë (edhe jo biometrike, nëse nuk i ka mbaruar afati). Ditën e diel qendrat e votimit do të hapen për votuesit në orën 7 të mëngjesit dhe do të mbyllen në orën 19:00.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *