Home / Lajme / Maqedoni / Shqiptarët jetojnë në mjerim

Shqiptarët jetojnë në mjerim

Dobërdoll, 26 maj -Ata do të ballafaqohen shumë shpejt me një vullnet të fuqishëm politik, historik me qindra vjet, me qindra shekuj të shqiptarëve autoktonë në trojet e veta që do t’u thonë stop. Nuk ka më të tolerojmë që ju të legjitimoni një shtet nazist, sllavo-ortodoks. Këtu jeton afër 50 për qind popull i cili ka tjetër identitet nga ai i atyre”, tha kreu i PDSH-së.

Karvani i Partisë Demokratike Shqiptare, të mërkurën realizoi takime me banorët e Gradecit, Sanakosit, Negotinës, Vrapçishtit, Vranjovcës, Llomnicës dhe Toplicës, ndërsa tubimin qendror e mbajti në Dobërdoll.
Përpara simpatizantëve dhe elektoratit, lideri i partisë Menduh Thaçi, tha se vullneti politik i këtij populli është kundër pushtuesve.
“Na i shkelin të drejtat në shekullin XXI, ata të cilët na i marrin paret tona dhe na varfërojnë ditë e natë, ata të cilët kanë marrë një grup të vogël prej shërbëtorëve të tyre, i kanë nënshtruar, i kanë nënçmuar dhe të mjerët mendojnë se e kanë nënshtruar tërë shqiptarinë. Ata do të ballafaqohen shumë shpejt me një vullnet të fuqishëm politik, historik me qindra vjet, me qindra shekuj të shqiptarëve autoktonë në trojet e veta që do t’u thonë stop. Nuk ka më të tolerojmë që ju të legjitimoni një shtet nazist, sllavo-ortodoks. Këtu jeton afër 50 për qind popull i cili ka tjetër identitet nga ai i atyre”, tha kreu i PDSH-së.
Ai më tej shtoi se më 5 qershor do të jetë kthesa e vërtetë. “Nuk do të tolerojnë që tokat tona t’i sllavizoni me kryqe e me kisha. Më datën 5 qershor të gjithë të jeni të sigurt se do të jetë kthesa e vërtetë, kthesa e vërtet e cila do të na çojë drejt zgjidhjes së problemit tonë. Në emër të kësaj platforme unë kërkoj mandatin për këtë platformë”, tha Thaçi. Të pranishmëve iu drejtua edhe sekretari i përgjithshëm i PDSH-së, Metin Izeti, sipas të cilit shqiptarët në Maqedoni posaçërisht në këto 3 vitet e fundit janë në një gjendje shumë të keqe dhe të mjeruar. Kjo gjendje e mjeruar është rezultat i nënçmimit, përkuljes, mos dijes dhe mos interesit të pjesëmarrësve shqiptar në Qeveri.
“Njerëzit të cilët e kuptojnë këtë konstatim janë në gjendje që të mobilizohen dhe ta dënojnë këtë qeveri. Ta dënojmë këtë qeveri e cila e ndërtoi ‘Shkupin 2014’, ta dënojmë këtë qeveri e cila e ndërtoi kishën në Kala dhe pastaj i nxori të rinjtë dhe popullatën që të kacafytet me njësitet speciale maqedonase. Prandaj unë bashkërisht me ju them që me zemër dhe me arsye ‘Hajdeni me ne’, që t’i mposhtim këta të cilët na nënçmojnë”, tha Izeti.
Ndërkaq kandidati për deputet nga kjo zonë, Mitasin Beqiri tha se në raportin e fundit të VMRO-së thuhet që 82 për qind e projekteve i kanë realizuar. “Çka do të thotë kjo të nderuar? Do të thotë që ata kanë propozuar ndërsa këta përfaqësuesit shqiptarë në qeveri vetëm gishtat i kanë ngritur, kanë votuar gjithçka, kanë legjitimuar gjithçka, pa e kuptuar se çka votojnë”, sqaroi Beqiri.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *