Home / Lajme / Maqedoni / Simpatizantët në vend të tubimeve nëpër kafene

Simpatizantët në vend të tubimeve nëpër kafene

21 maj-Kjo dëshmohet nga simpatizantë të partive politike të cilët theksojnë se dhjetëra të rinj kanë udhëtuar këtë javë me autobusët e partive politike kryesisht drejt Shkupit, Tetovës dhe Kumanovës, për të shfrytëzuar për shëtitje dhe rekreacion, në vend të tubimeve partiake.

Qindra aktivistë dhe simpatizantë të partive politike në vend të tubimeve partiake ata preferojnë shëtitjet dhe kafenetë përreth zonave ku po mbahen tubimet e partive politike.

Kjo dëshmohet nga simpatizantë të partive politike të cilët theksojnë se dhjetëra të rinj kanë udhëtuar këtë javë me autobusët e partive politike kryesisht drejt Shkupit, Tetovës dhe Kumanovës, për të shfrytëzuar për shëtitje dhe rekreacion, në vend të tubimeve partiake.

“Së bashku me disa shokë dhe shoqe të mija kemi udhëtuar drejt Shkupit, sepse na u mundësua kjo me një autobus i organizuar nga një parti politike. Ne planifikuam që të udhëtojmë bashkë dhe të bëjmë një shëtitje për aq orë sa kishim në dispozicion. Çfarë tubimi dhe as që kemi ndonjë interes për atë parti që shkuam, por ja që u kënaqëm dhe shfrytëzuam udhëtimin falas”, shpjegon për agjencinë e lajmeve INA, një maturante nga Kumanova.

Por edhe të rinj të tjerë e konfirmojnë këtë, sidomos ato nga zonat rurale të cilët theksojnë se shfrytëzojnë transportin e organizuar falas nga partitë politike, por duke shkuar për shëtitje, kafe dhe shopin në Shkup apo Tetovë, varësisht se ku bëhet organizimi. “Ne jemi një grup dhe po i gjuajmë këto organizimet. Ka shumë të rinj, gati të gjithë që po shkojnë nëpër këto tubime me autobusë, as që marin pjesë aty, por i`a mbathin për të kaluar një shëtitje apo për gjëra tjera”, thekson Blerimi nga Kumanova.

Shtabet e partive politike përgënjeshtrojnë këto të dhëna dhe nuk dëshirojnë të komentojnë çështje të tilla. Nga disa përfaqësues të organizimeve të partive theksojnë se bëhet fjalë për raste individuale dhe jo aq masive.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *