Home / Lajme / Maqedoni / Situata në vend, gjithnjë e më e rëndë

Situata në vend, gjithnjë e më e rëndë

28 maj-“Ajo që ju nevojitet këtyre viseve janë investimet e reja, kështu do të hapen edhe vende të reja pune për të gjithë shqiptarët në përgjithësi, për këtë arsye votoni dhe mbështeteni platformën tonë”, tha Thaçi.

Partia Demokratike Shqiptare tubimin qendror të premten e mbajti në Banjicë të poshtme, nga ku lideri i saj Menduh Thaçi tha se banorët e vendbanimeve me popullatë shqiptare vazhdimisht po shpërngulen, papunësia po rritet, nuk ka investime as perspektivë, ndërsa situata në vend është gjithnjë e më e rëndë.

“Ajo që ju nevojitet këtyre viseve janë investimet e reja, kështu do të hapen edhe vende të reja pune për të gjithë shqiptarët në përgjithësi, për këtë arsye votoni dhe mbështeteni platformën tonë”, tha Thaçi.

Ai konsideron se problemet me të cilat po përballen banorët e Banjicës janë edhe në të gjitha pjesët e vendit ku jetojnë shqiptarët. Kërkoi që mos të mbështeten projektet e pushtetit aktual me të cilat ndërtohen kisha e përmendore.

“Në vend po implementohen projekte një-nacionale. Hajdeni më 5 qershor t’u themi jo atyre që i krijuan dhe i mbështesin. Më nuk ka dyshime se edhe ju do ta mbështesin platformën tonë politike”, tha lideri i PDSH-së. Ai bëri thirrje që mos të votohen partitë e vogla sepse tha se ato vota do të digjen, por të votojnë për partinë që do ta mposhtë pushtetin.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *