Home / Lajme / Maqedoni / Skadojnë afatet

Skadojnë afatet

3 maj-KSHZ do të organizojë hedhjen e shortit për konfirmim e listës të vetme të kandidatëve për zgjedhjen e deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë më 13 maj.

Afati i grumbullimit të nënshkrimeve për propozimin e listës të kandidatëve për deputetë në Kuvendin e Maqedonisë nga grupi i votuesve, që filluan në 25 prill, skadon nesër pas mesnatës. Listat e deputetve të pavarur, si dhe listat e propozuara nga partitë politike brenda datës 5 maj në mesnatë, duhet të dorëzohen në Komisionin Shtetëror Zgjedhor.
KSHZ do të organizojë hedhjen e shortit për konfirmim e listës të vetme të kandidatëve për zgjedhjen e deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë më 13 maj.
Në pajtim me kalendarin-me afat kohor të Komisionit Shtetëror Zgjedhor, nesër në mesnatë skadon afati në të cilin qytetarët e Maqedonisë mund të bëjnë kontrollimin e Listës zgjedhore dhe nëse kanë vërejtje të paraqesin kërkesa për fshirjen apo ndryshimin e të dhënave

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *