Home / Lajme / Maqedoni / Sorensen euroambasador në BeH

Sorensen euroambasador në BeH

27 maj-Sorensen është ambasador i Bashkimit Evropian në Maqedoni, dhe sipas burimeve evropiane do ta ndërpret mandatin e tij me qëllim që të shkojë për në BeH, shkruajne mediat

ërfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri Ketrin Eshton pritet që sot ta publikojë emrin e ambasadorit të ri në Bosnjë e Hercegovinë dhe të dërguarin e posaçëm të BE-së.

Mediat boshnjake publikuan sot se danezi Piter Sorensen do të jetë shefi i parë i delegacionit të Bashkimit Evropian dhe i dërguari i posaçëm i BE-së në BeH.

Midis favoritëve për këtë funksion, sipas gazetës “Dnevni avaz” janë edhe gjermani Joakim Riker dhe ambasadori i Britanisë së Madhe në Egjipt, Dominik Askuit.

Eshton, sipas rretheve diplomatike në fillim të majit personalisht ka biseduar me kandidatët më seriozë. Njohësit e shërbimit diplomatik të BE-së nuk janë të sigurt se cili nga favoritët do ta marrë funksionin në Sarajevë.

Sorensen është ambasador i Bashkimit Evropian në Maqedoni, dhe sipas burimeve evropiane do ta ndërpret mandatin e tij me qëllim që të shkojë për në BeH, shkruajne mediat.

Diplomati danez, i cili është përfaqësues shumëvjeçar i Brukselit për ish-Jugosllavinë, ka ushtruar funksione në më shumë vende nga ish-Jugosllavia.

Sorensen ishte përfaqësues personal i ish-përfaqësuesit të lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri Havier Solana, prej vitit 2006 deri në vitin 2009. Prej vitit 2002 deri në vitin 2006 ishte funksionar i UNMIK-ut dhe drejtor i zyrës evropiane në Kosovë. Prej vitit 2000 deri në vitin 2002 është këshilltar i posaçëm i Solanës për Kosovën. Në vitin 2000 ishte i dërguar i posaçëm i Sekretarit të përgjithshëm për Ballkanin. Në qoftë se Eshton sot e publikon emërimin, mund të pritet që i dërguari i posaçëm i ri dhe ambasador i BE-së në Sarajevë të mbërrijë në qershor.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *