Home / Lajme / Maqedoni / Sorensen nga Maqedonia në Bosnjë

Sorensen nga Maqedonia në Bosnjë

30 maj-Vetëm disa muaj pas emërimit të tij në Maqedoni, Sorensen është emëruar në krye të misionit të BE në Bosnjë e Hercegovinë, Eshton konsideron euro-ambasadori është më i kualifikuara për këtë pozicion, ndërsa lavdëroi punën e shkëlqyeshme që ka bërë në Maqedoni

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri Ketrin Eshton ka kumtuar të hënën se euro-ambasadori i deritanishëm në Maqedoni Piter Sorensen është shefi i ri i delegacionit të BE-së në Bosnjë e Hercegovinë.

Sorensen në funksionin në Bosnjë vjen nga funksioni i njëjtë që e kryente në Maqedoni.

Sipas komunikatës së Eshton, Sorensen në funksionin e ri vjen në një moment kyç për rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe veçanërisht për Bosnjë e Hercegovinën.

“Piter Sorensen me vete e bart përvojën për BeH-në dhe Ballkanin”, vlerëson Eshton.

Sorensen, sipas Eshton, është i kualifikuari më i mirë për këtë funksion. Ajo me këtë rast, e “përshëndeti” punën e shkëlqyeshme të Sorensenit në Maqedoni.

Sorensen ishte përfaqësues personal i ish-përfaqësuesit të lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri Havier Solana, prej vitit 2006 deri në vitin 2009. Prej vitit 2002 deri në vitin 2006 ishte funksionar i UNMIK-ut dhe drejtor i zyrës evropiane në Kosovë. Prej vitit 2000 deri në vitin 2002 është këshilltar i posaçëm i Solanës për Kosovën. Në vitin 2000 ishte i dërguar i posaçëm i Sekretarit të përgjithshëm për Ballkanin.

Gjithashtu lexo

Cilët kanë punuar më shumë për ne, udhëheqësit komunistë sllavë të Titos, 1950-1980; apo udhëheqësit demokratë shqiptarë, 1990-2017

Sulejman Mehazi Pasi jemi shumë te revoltuar me politikëbërjen e shqiptarëve, do mundohemi të japim …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *