Home / Lajme / Maqedoni / Spitali i Tetovës me aparat tomografie të kompjuterizuar

Spitali i Tetovës me aparat tomografie të kompjuterizuar

13 maj-Mund të arijë të diagnostifikoj politraumat apo rastet urgjente, angiografinë incizimin e zemrës gjatë një akti apo sistolës dhe dhe diastolës. Me këtë aparat mundë të fitojmë edhe pasqyrë virtuale të organeve që është shumë me rëndësi se zëvendëson shumë proecdura tjera për diagnostifikim” tha Besimi.

Ka arritur në spitalin e Tetovës, aparati i tomografisë së kompjuterizuar.

Aparati në fjalë është i teknologjisë së lartë dhe është i pajisur me 64 detektorë dhe 64 pika ekzaminimi.

Drejtori i Qendrës Klinike të Tetovës, Florin Besimi, shprehet se ky aparat do iu ndihmojë shumë pacientëve sepse do reduktoj kohën dhe harxhimet e tyre.

“Aparati në fjalë, kompjuteri tomografik me 64 detektorë plotëson mungesën e diagnostifikimit të pacientëve përshkak të së cilës kemi qenë të detyruar ti dërgojmë pacientët në qendrat tjera klinike në vend, të vetëdijshëm për eksponimin e tyre për shpenzime financiare, por sot lirisht mundë ti informoj tgjithë qytetarët e Tetovës dhe rrethinës se në të ardhmen nuk do kenë nevojë t`iu nënshtrohen harxhimeve shtesë shkaku se kompjutor tomografinë 64 detektorësh do e kenë në spitalin klinik të Tetovës për një kohë shumë të shkurtë” tha Florin Besimi drejtor i Spitalit Klinik Tetovë.

Aparati për tomografi të kompjuterizuar, ka mundësinë e zbulimeve të disa sëmundjeve, por më e rëndësishme është se të njëjtat mundë të zbulohen shum në kohë gjë që mundëson shpëtim të jetëve, është shprehur më tej Besimi.

“Mund të arijë të diagnostifikoj politraumat apo rastet urgjente, angiografinë incizimin e zemrës gjatë një akti apo sistolës dhe dhe diastolës. Me këtë aparat mundë të fitojmë edhe pasqyrë virtuale të organeve që është shumë me rëndësi se zëvendëson shumë proecdura tjera për diagnostifikim” tha Besimi.

Aparati për tomografi të kompjuterizuar pritet që së shpejti të lëshohet në përdorim pasiqë hapsira në objektin e ri ku do vëndoset aparati është në përfundim e sipër.(U.H)

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *