Home / Lajme / Maqedoni / Spiunët do të dihen dy ditë para zgjedhjeve

Spiunët do të dihen dy ditë para zgjedhjeve

31 maj-“Procedura është në vijim. Po verifikohen të dhënat me të cilat disponon Komisioni për 11 kandidatët për deputetë. Verifikimet do të duhet të përfundojnë për dy-tre ditë”, deklaroi rë martën Tome Axhiev nga Komisioni për Lustrim.

Komisioni për Lustrim ende po i verifikon 11 bashkëpunëtorët potencialë me shërbimet sekrete të cilët janë në listat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet parlamentare të 5 qershorit. Lustratorët gjatë dy-tre ditëve pas verifikimit të dosjeve të tyre do të dalin me konluzione përfundimtare.
“Procedura është në vijim. Po verifikohen të dhënat me të cilat disponon Komisioni për 11 kandidatët për deputetë. Verifikimet do të duhet të përfundojnë për dy-tre ditë”, deklaroi rë martën Tome Axhiev nga Komisioni për Lustrim.
Ai shtoi se Komisioni ka të dhëna se 11 prej kandidatëve për deputetë nga parti të ndryshme dhe strukturë të përzier etnike kanë dosje për bashkëpunim me shërbimet sekrete. Nga Arkivi shtetëror e kanë njoftuar Komisionin për Lustrim se 11 kandidatët për deputetë të cilët për herë të parë kandidohen për këtë funksion kanë dokumente për bashkëpunim me shërbimet sekrete.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *