Home / Lajme / Maqedoni / Struga është shqiptare

Struga është shqiptare

28 maj-“Arritëm t’iu sigurojmë shqiptarëve aktin më të lartë në Maqedoni. Ju nuk keni nevojë të protestoni ,që t’ju shkelin zinxhirët e tankeve për arsim, as për flamur, as për gjuhën e nënës, pasi ato i kemi të gjitha tani”, tha Ahmeti, për të shtuar se nëse BDI punoi 10 vite në realizimin e MO-së, tani i futen së bashku me popullin në dhjetëvjeçarin e dytë për të arritur qëllimet. Para nesh, tha lideri i BDI-së, ka obligime të reja

Bashkimi Demokratik për Integrim karvanin zgjedhor të premten e ndaloi në qytetin e Strugës, ku u prezantuan kandidatët për deputetë të kësaj zone sikurse edhe programi partiak. Në fjalën e tij lideri I partisë, Ali Ahmeti tha se asgjë nuk mund t’i ndalë sukseset e BDI-së, dhe se kjo parti do t ë fitojë në zgjedhjet e 5 qershorit.

“Arritëm t’iu sigurojmë shqiptarëve aktin më të lartë në Maqedoni. Ju nuk keni nevojë të protestoni ,që t’ju shkelin zinxhirët e tankeve për arsim, as për flamur, as për gjuhën e nënës, pasi ato i kemi të gjitha tani”, tha Ahmeti, për të shtuar se nëse BDI punoi 10 vite në realizimin e MO-së, tani i futen së bashku me popullin në dhjetëvjeçarin e dytë për të arritur qëllimet. Para nesh, tha lideri i BDI-së, ka obligime të reja.

“Detyrë prioritare për ne mbetet zhvillimi i ekonomisë, anëtarësimi në NATO, në BE. Në të gjitha këto projekte punon BDI, sepse është forcë ku aderon gjaku i ri, ku aderojnë idealizmat shqiptarë”, tha Ahmeti.

Ndërkaq bartësi i listës për deputetë në Njësinë e pestë zgjedhore, Arben Labënishta tha se Struga është dhe mbetet shqiptare. “Nga ky shesh dua t’i them diçka zotit Gruevski – Struga ka qenë, është dhe do të mbetet shqiptare, Cërvenkovskit se Struga është e shqiptare dhe e pacopëzuar me kryetar shqiptar. Jemi më të fortit pasi kemi mbështetjen tuaj. BDI si parti e cila në çdo moment ka mbështetjen tuaj, më 5 qershor do të fitojë dhe do të realizojë ato projekte të mëdha që ju i prisni. Nëpër Strugë do të kalojë edhe Korridori 8”, tha Labënishti.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *