Home / Lajme / Maqedoni / Studentët e UEJL krijojnë robot

Studentët e UEJL krijojnë robot

13 maj-Roboti e zbulon çdo vend të mjedisit që ndodhet, i “sheh” muret dhe pengesat para se të ballafaqohet me to dhe mandej kthehet në të majtë dhe të djathtë për të caktuar drejtimin në vazhdim.

Robot që shkruan dhe njeh relievin. Ky është krijimi më i fundit i tre studenteve të Inxhinierisë Kompjuterike i Studentëve të Universitetit të Evropës-Juglondore, Arlinda Imeri, Fjolla Iljazi dhe Mjaftime Alili. Projektin e ndërtimit të robotit e kanë realizuar në kuadër të punimit të diplomës me ndihmën e mentorit Azir Aliu. Roboti është ndërtuar duke shfrytëzuar paketën e LEGO Mindstorms NXT 2.0, me qëllim të krijimit të një projekti “real “ dhe “fizik” në lëmin e robotikës, duke ikur nga format tradicionale abstrakte që hasen tek projektet në përgjithësi.
“Objektivi jonë është që ky punim të jetë një nismë për hulumtimet e ardhshme që do t’i bëjmë në lëmin e robotikës, si dhe të rrit entuziazmin dhe interesimin tonë për të shfrytëzuar programimin si mjet për ti vënë në lëvizje këto pajisje. Të mundësojmë që këto pajisje të hynë në universitetin tonë dhe t’u shërbejnë studentëve të ardhshëm si vegël mësimi dhe hulumtimi në lëmitë përkatëse duke shfrytëzuar metoda të ndryshme zbavitëse dhe interesante”, thonë studentet.
Roboti e zbulon çdo vend të mjedisit që ndodhet, i “sheh” muret dhe pengesat para se të ballafaqohet me to dhe mandej kthehet në të majtë dhe të djathtë për të caktuar drejtimin në vazhdim. Në qoftë se rastësisht has në pengesë, atëherë “sensori” që reagon në prekje bënë që robotin të ndalet dhe vendos nga cila anë do vazhdoj rrugën. Studentët parashikojnë që duke shfrytëzuar këtë punim t’i inkuadrojnë stafin dhe studentët tjerë në shfrytëzimin e kësaj teknologjie për module dhe lëmi të ndryshme. Sipas tyre, së shpejti në UEJL, do të formohet një “ROBOT CLUB”, ku studentët do të kenë mundësinë t’i shprehin idetë dhe aftësitë e tyre.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *