Home / Lajme / Maqedoni / Sulejman Rushiti konfirmon largimin nga DR-ja

Sulejman Rushiti konfirmon largimin nga DR-ja

5 maj-“Ku vendim është i imi dhe nuk është nën ndikim të ndonjë subjekti tjetër. Nuk do të votoj sepse nëse them se do të votoj kjo do të thotë se jam nën ndikim të ndonjë subjekti tjetër. Për DR-në nuk do të votojë për shkak se me vetëdije do të investoj në diçka që jam koshient, për diçka që duroi edhe familja ime”, ka thënë Rushiti.

Anëtari i Kryesisë së Demokracisë së Re (DR) dhe deputet në përbërjen e fundit të Parlamentit, Sulejman Rushiti, ka hequr dorë nga politike, për shkak se është ndjerë i ofenduar nga partia.
“Jam ofenduar nga DR dhe Imer Selmani, sepse kam qenë i lajthitur se ka parime, ndërsa ende ekzistojnë simptomat e njëjta nga partia e mëhershme. Jam larguar për shkak të parimeve të njëjta që jam larguan nga PDSH-ja. Nuk dua të jem në parti e cila është kopje e zbehtë e partisë që i kam takuar më parë”, ka thënë Rushiti për Zhurnal.
Ai ka thënë se në zgjedhjet e ardhshme nuk do të votojë dhe nuk do të kalojë në asnjë parti tjetër.
“Ku vendim është i imi dhe nuk është nën ndikim të ndonjë subjekti tjetër. Nuk do të votoj sepse nëse them se do të votoj kjo do të thotë se jam nën ndikim të ndonjë subjekti tjetër. Për DR-në nuk do të votojë për shkak se me vetëdije do të investoj në diçka që jam koshient, për diçka që duroi edhe familja ime”, ka thënë Rushiti.
Këtë vendim Rushti e ka marr sot në ditën kur DR-ja përpiloi listën përfundimtare të kandidatëve për deputetë, dhe supozohet se këtë e ka bërë për shkak të pakënaqësisë së përmbajtjes së listës.

Rushiti, së bashku me Imer Selmanin, Flora Kadriun dhe Abedin Zymberi ishin deputetët që në vitin 2008 braktisën PDSH-në dhe formuan DR-në.

Siç kanë bë të ditur në DR, kryetari i partisë Imer Selmani është bartës liste në zonën elektorale numër 1, ndërsa i dyti në këtë listë është Abedin Zymberi. Bartës liste në zonën numër 2 është Basri Bajrami, i dyti Xhezmi Shaqiri, ndërsa e treta deputetja e deritanishme Flora Kadriu. Në zonën numër 5 bartës liste është Kushtrim Murtishi, i pasuar nga Abdul Qazimovski.

Në njësinë zgjedhore numër 6 bartës liste është Kastriot Haxhirexha, i dyti në listë është Abdylnadi Neziri, e treta Gjylymsere Kasapi, i katërti Milazim Miftari dhe i pesti Fadil Memeti.zhurnal

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *