Home / Lajme / Maqedoni / Të mos përçahet vota shqiptare

Të mos përçahet vota shqiptare

8 maj-Mehmeti-Devaja ka thëmë se në këto zgjedhje ka një rrezik shumë të madh dhe real që vota shqiptare do të copëtohet dhe do të paralizohet

Këto tre vite ishin një mandat shumë sfidues, i komplikuar me shumë telashe të përditshme, por forca jonë, guximi e qëndresa jonë, si dhe durimi, përherë vinte duke u forcuar, sepse ne kishim aleancë, kishim raporte shumë të sinqerta, raporte të fjalës dhe besës me secilin prej jush. Kështu ka deklaruar sot bartësja e listës së kandidatëve për deputet të BDI në njësinë zgjedhore numër 2, Ermira Mehmeti – Devaja, gjatë hapjes së Shtabit zgjedhor në Likovë për Kumanovë dhe Likovë. Ajo më tej ka shtuar se kjo është arma më e fuqishme në çdo betejë politike. “Dhe për ne është shumë e veçantë dhe shumë e rëndësishme se kjo armë e fuqishme në betejë politike rrënjën e vetë, bazat e veta, historinë e vet dhe trashëgiminë e vet e ka hiç më pak, por drejtpërsëdrejti në lavdinë , historinë, krenarinë dhe dinjitetin e vitit 2001 , pra në celulat e para të UÇK të cilat pastaj gradualisht u transformuan në lëvizje politike që sot është BDI“, tha bartësja e listës së kandidatëve për

Mehmeti-Devaja më tej tha se në këto zgjedhje ka një rrezik shumë të madh dhe real që vota shqiptare do të copëtohet dhe do të paralizohet. “Ka më tepër subjekte që konkurrojnë në këtë garë zgjedhore. Ju lus secilin prej jush që ta përcillni këtë mesazh që në këto zgjedhje duhet të bëhemi bashkë. Votat që përçahen nëpër subjekte më të vogla që nuk kanë kapacitet të nxjerrin deputet janë vota që potencialisht i merr VMRO-DPMNE-ja. Ne kemi interes që ta ruajmë votën tonë, ta ruajmë imunitetin tonë, ti ruajmë strukturat tona dhe të mos lejojmë derdhje të votave tona. Ky rajon ka qenë bastion i vërtetë i BDI, për shkak të historisë së vet, për shkak të raporteve dhe lidhjeve. Andaj uroj që të vazhdojmë të punojmë në këtë frymë”, tha ndër të tjera Mehmeti- Devaja.

Para të pranishmëve folën edhe dy kandidatët tjerë për deputet nga radhët e BDI në Njësinë e dytë zgjedhore, Rexhail Ismaili dhe Hajrulla Misni.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *