Home / Lajme / Maqedoni / Të punosh për shqiptarët është patriotizëm

Të punosh për shqiptarët është patriotizëm

26 maj- “Unë gjithmonë kur kam ardhur këtu, gjithmonë kam ardhur me zyrtar të lartë të institucioneve, që ju të ndjeni se ne kujdesimi për ju, se institucionet kujdesen për ju. Në vijmë këtu për ti respektuar vëllezërit tanë, pasi përkrahja institucionale kërkon respektimin e të drejtave të të gjithëve”, tha Ahmeti para banorëve të Dollnenit.

Bashkimi Demokratik për Integrim të mërkurën ka vizituar fshatrat e Komunës së Dollnenit dhe të Krushevës, ndërsa tubimin qendror e ka zhvilluar në Dollnen. Lideri i BDI-së duke folur për rëndësinë e zhvillimit të këtyre viseve shqiptare, ka theksuar edhe nevojën e bashkimit të të gjithë shqiptarëve në mes vete dhe të turqve dhe boshnjakëve me shqiptarët për të qenë të barabartë dhe të rëndësishëm në vendin e tyre. “Unë gjithmonë kur kam ardhur këtu, gjithmonë kam ardhur me zyrtar të lartë të institucioneve, që ju të ndjeni se ne kujdesimi për ju, se institucionet kujdesen për ju. Në vijmë këtu për ti respektuar vëllezërit tanë, pasi përkrahja institucionale kërkon respektimin e të drejtave të të gjithëve”, tha Ahmeti para banorëve të Dollnenit.
Ahmeti përkujtoi se ajo për të cilën punon BDI është drejtësia, barazi, integrim, përfaqësim i drejtë, gjuhë të barabarta për të gjithë. “Barazi në ekonomi, barazi në institucione, barazi në shtet, pasi ky shtet është edhe i shqiptarëve edhe i turqve edhe i boshnjakëve edhe i maqedonasve. Unë ndjehem krenar që jo larg nga këtu është gjimnazi në gjuhën shqipe, ndjehem krenar që këtu mësohen gjuha e nënës, se shqiptarët kanë përparuar në komunën e Dollnenit. Ma shumë i jam gëzuar përfaqësimit në komunën e Dollnenit dhe Krushevës se në vendlindjen time, se në Tetovë e Gostivar, pasi këtu duhen të ndjejnë shqiptarët se janë në vendin e tyre, këtu duhet të respekton integritetin tuaj”, deklaroi Ahmeti. Lideri i BDI-së duke folur për të ardhmen e shqiptarëve tha se sot patriotizëm është të zhvillosh vendin, të arsimosh të rinjtë dhe krijosh jetë të mirë për të gjithë. “Të nderuar vëllezër të mi. Nga unë mos pritni të bëj patriotizma në foltore, sepse kam konstatuar dhe konstatoj se sot patriotizëm është të punosh për shqiptarët, burrëri dhe trimëri është të mbash fjalën që ke dhënë. Kur ishte koha e trimërive për kombin jo që kemi tundur gurët nga vendi, por kemi shembur malet e Korabit të Sharrit”, deklaroi kreu i partisë.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *