Home / Sport / Të rinjtë e Renovës fitojë Kupën e Maqedonisë

Të rinjtë e Renovës fitojë Kupën e Maqedonisë

Me fitoren 3:0 kundër Pelisterit të premten në Ohër, juniorët e Renovës për herë të parë në historikun e tyre kanë dalë fitues të kësaj gare. Osmani dhe dy herë Skenderi ishin autor të golave për ‘xhepçishtasit’ të cilët në këtë mënyrë Pelisterit i morën hakun për disfatën e 2007 në finalen e Kupës për të rrinjë. Renova është shumë pranë të fitojë edhe kampionatin për të rrinjë, pasi katër xhiro para fundit të sezonit, kanë epërsi prej dy pikëve para Rabotniçkit.

Skuadra e Renovës ka fituar Kupën e Maqedonisë për juniorë, pasi të premten në ndeshjen finale mundën Pelisterin me rezultatin bindës 3:0. Në takimin e zhvilluar në stadiumin ‘Burimet e Bilijanës’ në Ohër, të rrinjtë e Renovës ishin dominues ndaj moshatarëve të tyre nga Manastiri, duke u shkaktuar disfatë të thellë, për të marë titullin e parë në historikun e klubit në këtë kategori. Me të filluar takimi ‘gjipspunuesit’ e rrinjë bënë me dije se në këtë ndeshje do të kërkojnë vetëm fitore dhe pas disa sulmeve fillestare, në minutën e 9-të Osmani me goditje të fortë nga distanca çoi topin në rrjetë të Pelisterit. Manastirasit në vazhdim provuan të rrikthehen, mirëpo pa mundur të prekin rrjetën e portierit Salajdin Mustafi. Pjesa e parë u mbyll me epërsi minimale të Renovës, ndërsa në fraksionin e dytë xhepçishtasit vazhduan të sulmojnë në kërkim të golit të qetësisë. Ishte minuta e 63-të kur Renova solli golin e dytë, përsëri me goditje nga distanca, kësaj rradhe me autor Skenderin. 10-të minuta më vonë i njëjti futbollist solli golin e tretë në rrjetë të Pelisterit, duke vulosur fatin e takimit. Fundi i ndeshjes solli gëzim të madh në taborin e Renovës, të cilët me plot meritë i’u gëzuan titullit të parë në këtë kategori, duke arritur të triumfojnë në finalen e tyre të dytë. Rikujtojmë se në vitin 2007 të njëjtat skuadra u përballën në finalen për të rrinjë, kur Pelisteri në Shkup mundi Renovën 3:0, ndërsa tani kjo ishte një hakmarje e ëmbël e skuadrës tetovare.
Medaljet dhe Kupën skuadrës fituese u’a ndau presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë Harallampie Haxhiristevski, ndërsa vlen të ceket se futbollist më i mirë i takimit final u zgjodh Lavdrim Skenderi i Renovës. ‘Jemi shumë të lumtur me këtë fitore dhe mendoj se me meritë arritëm këtë sukses. Ekipi gjatë tërë vitit luajti me përkushtim të madh dhe rezultati është kjo Kupë e fituar. Kjo është një e arritur e madhe për ne dhe kurorëzim i punës së palodhshme dhe të vazhdueshme që bëhet me kategoritë e reja. Uroj të gjithë për këtë sukses’, deklaroi pas ndeshjes, trajenri i të rrinjëvetë Renovës, Dashmir Behari. Renova pos Kupës, është në garë për të fituar edhe kampionatin për të rrinjë, kur katër javë para fundit të sezonit, xhepçishtasit kanë dy pikë epërsi para Rabotniçkit.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *