Home / Lajme / Maqedoni / Të shtunën Tetova shpallet qytet i paqës

Të shtunën Tetova shpallet qytet i paqës

13 maj-Ndryshe, ditën e shtunë nga qendra e Tetovë në qiell do të fluturojnë mbi 20 pëllumba të bardhë të cilët do të simbolizojnë paqën dhe shpalljen e qytetit si qytet I Paqës. Ndërkaq, poashtu nga dita e premte fillon edhe manifestimi tradicional Gruaja e Shkathtë, ku pritet pjesëmarrja e mbi 20 garuesve nga mbarë qytetet e Maqedonisë.

-Të shtunën qyteti I Tetovës do të shpallet qytet i paqës. Kjo do të bëhet në kuadër të manifestimit republikan Gruaja e Shkathtë”, që këtë vit mbahet për të 20 herë me radhë.
Iniciativa për shpalljen e qytetit të Tetovës si qytet i paqës është përkrahur nga ana e pushteti lokal i komunës së Tetovës, 10 organizata joqeveritare dhe Forumi Civil për paqë ZFD.
Gjatë një pres konference me gazetarë përfaqësuesja e forumit ZFD Silka Majer Vit e cila tha se I është bashkangjitur kësaj iniciative për të promovuar paqën në qytetin e Tetovës.Ndërkohë, koordinatori i iniciativës për shpalljen e qytetit të Tetovës si qytet i Paqës Ylber Jahiu, ka ftuar të gjithë qytetarët që të përkrahin këtë manifestim.
“Komuna e Tetovës i fton të gjithë qytetarët e rajonit të Tetovës dhe më gjërë që të marrin pjesë në manifestimin “Tetova-Qytet i Paqës”, që do të organizohet ditën e shtunë dhe me këtë të dëshmojmë që ne dijmë të ruajmë dhe të bëjmë qytetin e Tetovës qytet të Paqës” tha Jahiu.
Ndryshe, ditën e shtunë nga qendra e Tetovë në qiell do të fluturojnë mbi 20 pëllumba të bardhë të cilët do të simbolizojnë paqën dhe shpalljen e qytetit si qytet I Paqës.
Ndërkaq, poashtu nga dita e premte fillon edhe manifestimi tradicional Gruaja e Shkathtë, ku pritet pjesëmarrja e mbi 20 garuesve nga mbarë qytetet e Maqedonisë.(U.H)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *