Home / Sport / Të shtunën Tetova vishet ‘kuqezi’

Të shtunën Tetova vishet ‘kuqezi’

KF Shkëndija të shtunën do të pranojë trofeun për titullin e fituar, ndërsa kryesia e klubit në takim me gazetar shpalosi detaje rreth organizimit të festës qëndrore të këtij suksesi. Shkëndija të shtunën përballet me Metalurgun në ndeshjen e fundit kampionale, ndërsa më pas pritet që festa të transferohet në qytet.

Me rastin e fitimit të titullit të kampionit në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë, drejtuesit e Shkëndijës të mërkurën organizuan takim me gazetarë, në të cilën elaboruan arritjen historike të klubit në këtë vit, si dhe shpalosën detaje rreth organizimit të festës qëndrore me rastin e ndarjes së trofeut. ‘Ky vit ka qenë për ne shumë i vështirë, shumë punë dhe djersë ëshët derdhur, shumë investime dhe probleme të naytrave të ndryshme, mirëpo që pati fund të bukur, pra fitimi i titullit të kampionit. Ne si kryesi së bashku me sponsorin e përgjithshëm ‘MESSI GROUP’ kemi tentuar që të krijojmë të gjithë parakushtet për funksionim të suksesshëm të ekipit. E mira është që futbollistët dhe stafi teknik kanë shfrytëzuar gjithë këtë dhe ne në fund me meritë shpallemi kampionë. Falemenderoj për këtë të gjithë që punuan maksimalisht, ndërsa falemenderime edhe për grupin e tifozëve ‘Ballistët’ të cilët gjatë gjithë kohës kanë qenë spektakular’, tha drejtori sportiv i Shkëndijës, Besir Shaqiri. ‘Pas shumë viteve ngritje dhe rënie, më në fund Shkëndija arrin të fitojë titullin e kampionit dhe të gjithë e dijmë se ky është sukses i madh për ne. Shkëndija këtë vit ka punuar në mënyrë profesionale, mjaft e organizuar në të gjitha strukturat dhe suksesi është rezultat i kësaj pune. Ne do tentojmë të mundim Metalurgun në ndeshjen e fundit për të zbukuruar festën, ndërsa më pas do fillojmë të mendojmë për paraqitjen në skenën ndërkombëtare. Shumë futbollistë kërkohen nga ekipe eminente europiane, mirëpo ne në bashkëpunim me kryesinë do të vendosim se kush do të mund të largohet. Unë si trajner kërkoj që pjesa më e madhe e futbollistëve që bartën barën në këtë kampionat të mbesin në ekip, pasi ne nuk duam të jemi vetëm kalimtar në Ligën e Kampionëve. Përkundrazi do të tentojmë që edhe aty të sjellim sukses me Shkëndijën’, deklaroi shefi i stafit teknik i kampionëve të rij të Maqedonisë, Qatip Osmani. Ndërkohë kapiteni Mustafi u shpreh i kënaqur për suksesin, duke shpresuar që Shkëndija të vazhdoi me këtë rritëm edhe në të ardhmen. ‘Duke mos dashur të ndërlidhem në atë që ka kaluar dhe si ka qenë Shkëndija në të kaluarën, unë do flas për këtë sukses. Shkëndija shpallet kampione e Maqedonisë dhe kjo mendoj se është me plot meritë. Nëse ndonjë skuadër këtë vit meritoi të shpallet kampion dhe nëse dikush kishte dominim në kampionat, ajo padyshim është Shkëndija. Unë për këtë falemenderoj kryesinë, stafin teknik dhe bashkëlojtarët, duke mos haruar në asnjë moment publikun tonë dhe ‘Ballistët’, të cilët i japin një bukuri më të madhe gjithë kësaj. Për mua është nder dhe krenari që arrij këtë sukses me ekipin ku nisa karierën, por shpresoj që ne mos të ndalemi këtu, përkundërazi, të vazhdojmë me këtë rritëm edhe në të ardhmen’, tha Mustafi. Ndërkohë për të festaur në mënyrën më të mirë të mundshme është formuar Këshilli Organizativ i Festës së titullit, kryetari të cilit Abdush Demiri shpalosi detaje rreth asaj që do të organizohet të shtunën. ‘Duke parë ecurinë e Shkëndijës ndër vite dhe problemet me të cilat është ballafaquar kjo skuadër, titulli i kampionit është një kurorëzim i mundit të të gjithë gjeneratave që kanë punuar në këtë ekip. Ky është sukses historik dhe ne mendojmë se meriton të festohet në mënyrën më të mirë, ashtu siç bëjnë skuadrat Europiane dhe ashtu siç u ngjan shqiptarëve. Të shtunën programi do të jetë i ndarë në dy pjesë. Në pjesën e parë që do fillojë në orën 16:00 në stadiumin e qytetit do ketë program muzikor, lojë shpërblyese dhe befasi të ndryshme, duke përfunduar me ndarjen e trofeut. Planifikojmë që pjesën e parë të mbyllim në orën 20:00, ndërsa më pas festa transferohet në qendër të qytetit. Në orën 21:30 futbollistët së bashku me trofeun do të priten në mënyrë madhështore, ndërsa do të ketë fishekzjarë e të ndryshme’, zbuloi pjesë të detajeve Abdush Demiri, i cili në fund kishte edhe një apel. ‘Lus të gjithë ata që do jenë pjesëmarës në këtë manifestim të jenë korrekt, të sjellshëm dhe të ndihmojnë në mabrëvajtjen e manifestimit. Ndërkohë pasi jemi në fushatë parazgjedhore, do të kisha lutur të gjithë partitë plotike shiptare që mos të shfrytëzojnë emrin e klubit në fushatat e tyre. Shkëndija është e të gjithë shqiptarëve dhe të gjithë janë të mirëseardhur për të festuar, por pa përzier në asnjë moment politikën. Shkëndija u shpall kampione të teren dhe ky titull historik le të qëndrojë i pastërt si loti, ashtu siç është’. Sipas asaj që thanë drejtuesit e Shkëndijës Tetova të shtunën do të marra pamje festive, ndërsa spektakël kanë përgatitur edhe grupi i tifozëve ‘Ballistët’. Rikutjojmë se gjith kjo do të organizohet të shtunën, kur Shkëndija do të përballet me Metalurgun në ndeshjen e fundit kampionale të këtij sezoni, ku ‘kuqezinjtë’ fitojnë titullin e kampionit për herë të parë në histroinë e tyre.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *