Home / Lajme / Maqedoni / Tërmet në Tetovë dhe Gostivar

Tërmet në Tetovë dhe Gostivar

14 maj-Ky është tërmeti i dytë brenda gjashtë ditëve që po e dridh Shkupin, pas atij me intensitet prej 3,4 ballësh që ishte me epiqendër 7 kilometra në perëndim të kryeqytetit.

Një tërmet me fuqi prej rreth 4, 2 ballë sipas shkallës sizmike evropiane është ndjerë sot në Shkup, njoftojnë nga Observatori sizmologjik. Epiqendra gjendet 59 kilometra në jug-perëndim të Shkupit, 9 kilometra larg Zajazit. Ora zyrtare e tërmetit është 10:45 minuta, ndërsa thellësia e dridhjeve është 12 kilometra.

Ky është tërmeti i dytë brenda gjashtë ditëve që po e dridh Shkupin, pas atij me intensitet prej 3,4 ballësh që ishte me epiqendër 7 kilometra në perëndim të kryeqytetit.

Tërmeti i sotëm është ndjerë edhe në Gostivar.

Ndryshe, një tërmet i fuqisë 6,2 ballë sipas Rihterit ka goditur të shtunën pjesën verilindore të Japonisë, por për momentin nuk ka raporte për viktima eventuale ose dëme.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *